E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia, BE-ja t`i lehtësojë kufizimet e vizave

Presidenti turk Abdullah Gyl tha se kufizimet e vizave të Bashkimit Evropian për shtetasit e Turqisë janë të padrejta dhe duhet të lehtësohen.

Gjatë një vizite shtetërore në Austri, Gyl tha se vendi i tij iu bashkangjit unionit doganor me BE-në para 16 vjetësh, por shumë biznesmenë turq ende kanë probleme burokratike për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Gyl po ashtu u bëri thirrje emigrantëve turq në Austri që të mësojnë dhe të flasin gjermanishten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›