Libi: Varroset djali i vrarë i Gadafit

Më shumë se një mijë njerëz morën pjesë në varrimin e djalit të Moamer Gadafit, Saifa al-Arab, i cili u vra dje në një sulm ajror të NATO-s.
Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe dy djemtë tjerë të udhëheqësit libian.
Dje zëdhënësi i qeverisë tha se djali më i vogël i Gadafit, al-Arab, e humbi jetën në sulmin nga ajri në kompleksin rezidencial në kryeqytetin Tripoli, ku u vranë edhe tre nipër të Gadafit.