E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e kontrollon Shtëpinë e Bardhë?

Autori i Lajmit: Redaksia

Janë të largëta ditët kur një gjeneral si Aleksandër Haig, do tu hynte telasheve për shkak të deklaratave të drejtpërdrejta që shpërfillte precedentët e Kushtetutës. Në shekullin e 21-të, kjo tingëllon si diçka e lashtë. Ne e kemi idealizuar një rebelim të stilit kauboj në çështjet e luftës dhe zbatimin e ligjit sa doli dhe termi “vepron si Haig”. Sekretari amerikan i Shtetit nën presidencën e Reganit, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare në Baltimorë pas një sëmundjeje të gjatë. Ish-gjenerali dhe komandanti suprem i NATO-s, ka qenë kreu i stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së Niksonit dhe Fordit. Përgjimet e paligjshme të administratës Bush dhe seancat e torturës ishin ndër shembujt më të qartë të thyerjes së ligjit. Por më pas erdhi çifti MekKein-Palin, një biletë presidenciale e parashikuar si një e vetme në llojin e mashtrimit. Dhe tani, edhe në kohën e Obamës, kjo lloj politike mbizotëron. Ajo nisi të rishfaqej në shtator kur gjenerali MekKristal shpalosi planin e përshkallëzimit të operacioneve në Afganistan. MekKristali nuk i kërkoi zotit Obama më shumë trupa, edhe pse në përputhje me protokollin kjo do të ishte krejtësisht e përshtatshme. “Jo”, zoti MekKristal mashtroi, duke e zbuluar për medien më parë raportin dhe më pas duke mbajtur një fjalim për median ku i kërkonte Obamës që të ndiqte menjëherë urdhrat e tij. Në mënyrë të pabesueshme, shumë pak politikanë i shkuan kundër sjelljes së gjeneralit MekKristal. Akoma më keq, në vend që ai të pushohej nga puna, Obama me përulësi ra pre e kërkesave të tij, duke u bërë amerikanëve të ditur se, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, në kontrollin e Shtëpisë së Bardhë nuk është Presidenti që amerikanët i dhanë votën, por mashtrimi i zakonshëm. Sigurisht, ndërsa mosbindja e MekKristalit ishte jashtëkonstuticionale, në shpirt, ai të paktën bëri një përpjekje për të marrë miratimin e Komandantit të Përgjithshëm. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Agjencinë e Antidrogës së Obamës. Një vit më parë Obama e udhëzoi DEA-n të ndiqte fushatën e tij të lutjes dhe të respektonte statutet lokale që lejonin marijuanën medicinale. Kur DEA nisi ta bënte diçka të tillë në vendet që e kishin kaluar ligjin, Prokurori i Përgjithshëm, Erik Holder e pezulloi dekretin me justifikimin se ajo çka zoti Obama kishte thënë gjatë fushatës, tani është politika amerikane”. Ndërsa sulmet vazhdonin, Departamenti i Drejtësisë lëshoi një memorandum të qartë, i cili urdhëronte agjentët federalë të pengonin ndjekjen penale të atyre që “pajtohen me ligjet ekzistuese të shtetit për përdorimin mjekësor të marijuanës. Në Kolorado, ku votuesit e ruajtën ligjshmërinë e përdorimit të marijuanës mjekësore me kushtetutë, federalët jo vetëm që bastisën dy farmaci spitalore, por e bënë në atë mënyrë sa poshtëruan dhe eprorët e tyre. Ky problem kulmoi javën e shkuar kur agjentët e DEAS arrestuan një kultivues marijuane mjekësore,i cili guxoi të diskutonte për biznesin e tij në lajmet lokale. Agjenti i DEA-s, Jeffrey Sveetin përdori pamjet për të këmbëngulur se ai nuk do ti merrte parasysh direktivat e shefave të tij. “Ka ardhur koha që ne të hyjmë në punishtet e këtyre lloj barnave dhe të shohim se cili është përfitimi i tyre. Ne konfiskojmë ndërtesën dhe arrestojmë këdo”, - tha ai me një ton kërcënues.

Ky lajm është publikuar: 21/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›