Tirana sulmon “shokët e rinj” të Hrushovit
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Tiranë, 5 shtator 1963 - Përveç pretendimeve të zakonshme të bëra nga propagandistët shqiptarë ndaj Nikita S. Hrushovit për faktin se ky i fundit është bërë një mbështetës i zakonshëm i lëvizjes moderne revizioniste të botës, është ngritur dhe një linjë e re që kërkon të ngatërrojë më tej udhëheqësin sovjetik me “rezultatet negative” të firmosjes së marrëveshjes për ndalimin e testeve bërthamore në Moskë. Më 4 shtator, një koment i Radio Tiranës, u përpoq të diskreditonte Sekretarin e Parë të Partisë Komuniste Sovjetike (për rolin e tij në firmosjen e marrëveshjes) se gjoja ishte rreshtuar përkrah liderëve reaksionarë si Çan Kai Shia, Salazari, Vervoerdi, Frankoja, Adenaueri dhe të tjerë, në kurriz të interesave kombëtare të Gjermanisë Lindore, Kinës së Kuqe dhe në dëm të përpjekjeve çlirimtare kombëtare të vendeve afrikane. Ky sulm i fundit në radhën e fyerjeve të ashpra antihrushoviane të Radio Tiranës, ishte me rastin e lajmeve gjithnjë e në shtim të përkrahësve të marrëveshjes së ndalimit të testeve bërthamore. Radio Tirana tha: “Radio Moska dhe agjencia e lajmeve “Tass” nuk rreshtin së transmetuari vazhdimisht numrin e shteteve që kanë firmosur “Traktatin e Moskës”. Qartazi i irrituar nga realitetet e pakëndshme, transmetimi vazhdoi me tonet e tij sarkastike... “firmat e Titos, Adenauerit, Frankos, Salazarit, Çan Kai Shisë dhe të të tjerëve, me siguri që janë duke lulëzuar... ky është në fakt grupi i përzgjedhur në ngritjen e autoritetit të grupit revizionist të N. Hrushovit”. Ironia i la vendin sarkazmës kur u tha se “nuk ishte shumë e habitshme që propaganda perëndimore solli kaq shumë potere për vizitën e planifikuar të një delegacioni të Dhomës së Tregtisë Sovjetike në Spanjë... Bashkimi Sovjetik qëndron në heshtje totale në lidhje me kërkesat e popujve afrikanë për bojkotin absolut të Afrikës së Jugut dhe nuk mban asnjë qëndrim ndaj regjimit të Salazarit, ndërsa nga ana tjetër Hrushovi pranon firmat e tyre në Traktatin e Moskës”. Në lidhje me mbrojtjen e të drejtave kombëtare të vendeve socialiste, Radio Tirana tha se Hrushovi, për të përmbushur qëllimet e tij politike, tregoi se “lëshimet, përfshirë dhe çështjet parimore, janë të mundshme dhe të nevojshme, sepse armiku ka të njëjtën pikëpamje”. Për këtë përgjigjja ishte: “Sipas këtij koncepti, atëherë ne duhet të pranojmë shkeljen serioze të interesave të mbrojtjes dhe ato ndërkombëtare të Republikës Demokratike të Gjermanisë dhe pranimin e planit amerikan për ndarjen e Kinës në dy”. Radio Tirana, duke u vënë një theks të veçantë këtyre akuzave ndaj Hrushovit se po bashkëpunon me “elementët më reaksionarë” në botë, tha: “Na thoni, zoti Hrushov, se me kë bashkëpunoni dhe ne do të themi se cili jeni”. Tirana e përdori këtë fjalë të urtë vendase si “hakmarrje” ndaj transmetimit në gjuhën shqipe të Radio Moskës më 2 shtator, ku komentonte vizitën e një grupi disident komunist i kryesuar nga J. Grippa në Tiranë, i cili në fund të vizitës tha të njëjtat fjalë: “Më thoni se me kë bashkëpunoni, të të them se cili jeni”. Duke marrë parasysh gjithçka u tha më sipër, dikush mund të pyesë se cili është krimi më i madh në sytë e lëvizjes komuniste botërore sot për të bashkëpunuar me elementët reaksionarë apo disidentët komunistë?
Sulmet e Shtyllës në OKB
Por sulmi zyrtar për këtë marrëveshje nga Shqipëria do të vinte 3 javë më vonë, më 27 shtator nga podiumi i Kombeve të Bashkuara. Shqipëria e quajti “ndalimin e pjesshëm të traktatit të testeve bërthamore si një “shaka” në fjalimin e saj përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke përsëritur tezat e Kinës Komuniste. Ministri i Jashtëm Shqiptar, Behar Shtylla, e përqendroi sulmin e tij mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por konkluzionet me nota kritike ndaj Bashkimit Sovjetik ishin gjithashtu të qarta. Sulmi shqiptar për ndalimin e testeve bërthamore solli një përgjigje të menjëhershme në një deklaratë për shtyp nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Adlai E. Stivenson, i cili e përkufizoi atë një “kthim të vrazhdë mbrapa në demagogjinë më ekstreme të Luftës së Ftohtë”. Por edhe pse vendet që e kundërshtonin traktatin që ishte firmosur nga Bashkimi Sovjetik, (Andrei Gromiko), SHBA-ja (Din Rask) dhe Britania e Madhe (Alek Dagllas-Home) në Moskë, 5 gusht 1963 vazhdonin të luftonin me të gjitha mjetet për ta luftuar traktatin, ai kishte marrë rrugë dhe vetëm tri ditë më parë ishte ratifikuar dhe nga Senati i Shteteve të Bashkuara. Në qendër të sulmeve shqiptaro-kineze, ishte dhe tërheqja e bazave raketore nga Kuba. Shqiptarët nuk mund tia falnin Hrushovit “nënshtrimin” ndaj Kenedit, i cili kishte arritur qëllimin me kërcënimet për një pushtim të mundshëm të Kubës, në qoftë se sovjetikët nuk tërhiqnin menjëherë raketat. Ulja e brishtë e tensioneve që erdhi pas zgjidhjes së krizës kubane të bazave raketore, tetor 1962, ishte një kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për të arritur marrëveshjen për ndalimin e pjesshëm të testeve bërthamore tetë muaj më vonë. Në analizat e vëzhguesve amerikanë kjo erdhi për shkak të dobësisë politike të Hrushovit pas fiaskos kubaneze. “Traktati nuk bën gjë tjetër veçse e shmang paqen, - tha ministri shqiptar, - dhe nuk përfaqëson asnjë hap të vetëm drejt rrugës së çarmatimit të plotë”. Ministri Shtylla tha se nënshkrimi i Traktatit kishte provokuar një fushatë shpifjesh kundër Kinës, por që nuk do të mund të arrinte të frenonte komunistët kinezë “nga politikat e tyre paqësore”. Në lidhje me çështjen e sulmeve të Kinës kundër Indisë vitin e kaluar, ministri i Jashtëm tha se ai shpresonte që India të ishte e gatshme të pranonte një “zgjidhje paqësore” të propozuar nga Pekini. Ambasadori i SHBA-së, Adlai Stivenson, tha më vonë se Shqipëria ishte zëdhënësja e Pekinit dhe në sulmin e saj demonstroi “se çfarë do ti ndodhte atmosferës dhe efikasitetit të Kombeve të Bashkuara nëse Kina Komuniste do të bëhej anëtare e saj”. Stivensoni akuzoi dhe Shqipërinë për “shtrembërim të turpshëm” të fakteve të jetës ndërkombëtare.
Ky lajm është publikuar: 21/02/2010