Siria në udhëkryq!
Autori i Lajmit: Redaksia
Damask – Për të arritur në dyqanin e veprave antike të familjes Kahvaji në Damaskun e Vjetër, të duhet të hysh nga korridori kryesor i Souk Al Hammadiya, një nga tregjet më të vjetra të botës arabe. Në drejtim të veriut gjen dyqanet dhe stallat e mbushura me tekstile, sixhade, sapunë, stoli të çmuara dhe një galaktikë erëzash të pafundme. Ky është vendi përrallor, nga i cili arabët do të krijonin perandorinë më të madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Siria sot është në periudhën më të rrezikshme të historisë së saj moderne. Ekonomia është bllokuar ndërsa popullsia 18.4 milionë banorëshe po rritet me shpejtësi. Nafta, një nga burimet më të rëndësishme të ekonomisë së vendit po shteron, dhe shumë shpejt vendi nuk do të ketë më mundësi të eksportojë naftë. “Ekonomikisht, Siria është Evropa Lindore në momentin përpara se të rrëzohej Muri i Berlinit”, – thotë një zyrtar i Bankës Botërore. Pastaj është konfrontimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila e ka kritikuar për një kohë të gjatë regjimin shtypës sirian dhe e ka akuzuar atë se mbështet terrorizmin, pjesërisht për shkak dhe të lidhjeve me grupet militante islamike si Hezbollahu. Nga 1970 deri në maj 2000, Hezbollahu ka zhvilluar një luftë të suksesshme guerilje kundër pushtimit izraelit të Libanit, ndërsa Damasku dhe shteti hebre janë përfshirë në debatin për terroristët që sillen vërdallë përgjatë kufirit të Izraelit, Libanit dhe Sirisë. Pas pushtimit të Irakut nga SHBA-ja, u spekulua gjerësisht se Siria do të ishte shënjestra e radhës e presidentit Bush në listën e ndryshimit të regjimit, edhe pse autoritet siriane thuhet se po i ndihmonin amerikanët në ndjekjen e të dyshuarve të Al Kaedës. Dhe pas vrasjes në shkurt të ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, Shtetet e Bashkuara thërritën ambasadorin e tyre nga Siria në shenjë proteste. Damasku mendohet se ka urdhëruar vrasjen e tij, por diçka të tillë nuk e mendon populli sirian, i cili dyshon tek Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ose tek të dyja bashkë. Në maj Bushi vendosi sanksionet e reja kundër Sirisë. Nga ana e tij, presidenti sirian Bashar al-Assad nuk ka shfaqur asnjë përulësie ndaj administratës Bush, pjesërisht falë dhe popullaritetit që Hezbollahu gëzon në botën arabe si një kundërpeshë ndaj Izraelit.
Megjithatë, ende qeveria e Assadit mendohet se është dobësuar pas tërheqjes së trupave dhe forcave të sigurisë nga Libani prillin e shkuar dhe zyrtarët sirianë pritet të shpalosnin planet e tyre për reformat ekonomike dhe politike të partisë në pushtet në qershor. Ndërkohë, Damasku fajëson Uashingtonin se ka braktisur atë pak bashkëpunim që këto dy vende kishin me njëra-tjetrën. Ambasadori sirian në Uashington, Imad Mustafa, tha në konfidencialitet në muajin maj se “për një arsye, apo ndonjë tjetër, nuk ka më angazhim mes nesh dhe amerikanëve”. Duhet thënë se gjatë vitit të fundit Siria i është nënshtruar një procesi liberalizimi. Disidentëve po u dëgjohet më shumë zëri dhe media është bërë më e lirë. Javën e shkuar presidenti Obama emëroi Robert S. Fordin si ambasador të SHBA-së në Siri, duke dashur të përcjellë mesazhin se ai dëshiron ende të angazhohet në zgjidhjen e problemeve me armiqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Ford do të ishte ambasadori i parë në Damask që prej vrasjes së kryeministrit libanez, Rafik Hariri, në vitin 2005). Dje kryeministri francez, Fransua Fillon ishte për një vizitë në Damask. Ai tha se Perëndimi ishte përpjekur pa sukses ti afrohej qeverisë së Iranit dhe se, në këtë aspekt, ka shpresa se “Siria do të ndihmojë në këto përpjekje”. Lidhjet ndërmjet Francës e Sirisë u përmirësuan nga viti 2008, kur presidenti Al-Asad vizitoi Parisin, pas disa vitesh tensioni lidhur me ndërhyrjen politike të Sirisë në Liban. Fillon është kryeministri i parë francez që viziton Sirinë në më shumë se 30 vjet. Po dje, ambasada amerikane në Siri njoftoi se SHBA-ja ka hequr paralajmërimin e sigurisë për udhëtimin në Siri, që ka ekzistuar deri tani për të gjithë shtetasit amerikanë. Siria, megjithatë, do të mbetet në listën amerikane të vendeve që mbështesin terrorizmin, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Damask.
Agjencia siriane e lajmeve SANA transmetoi gjithashtu deklaratën e një diplomatit të paidentifikuar amerikan nga Departamenti Shtetëror, i cili konfirmoi se SHBA-ja ka hequr paralajmërimin për shtetasit e saj që dëshirojnë të udhëtojnë në Siri.
Ky lajm është publikuar: 21/02/2010