Opozita kundërshton djegien e fletëve të votimit

Akti parashikon zbrazjen e kutive të votimit me votat e zgjedhësve në votimet lokale të 8 majit.
Ndryshe ngase ka ndodhur me fletët e votimit të zgjedhjeve të shkuara, asgjësimi i të cilëve zgjati me muaj të tërë, kësaj here, duket se fletët e votave do të digjen më shpejt. Gjatë mbledhjes së sotme, opozita kundërshtoi aktin, duke e cilësuar të nxituar.
"Fletët e votimit nuk mund të digjen pasi ato janë objekt i kallëzimit penal që PS ka bërë në prokurorinë e Tiranës, për sa i takon rezultatit për kryeqytetin. Fletëvotimet janë prova e vetme që faktojnë manipulimin zgjedhor në bashkinë e Tiranës dhe ato nuk mund të asgjësohen pa u shprehur më parë Prokuroria për kallëzimin tonë", tha përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Eridian Salianji. /Start/
2011-09-26 11:59