E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e terbon Ramen vjedhjet apo vizat

Qyshkur Brukseli shpalli shtatorin si muajin ne te cilin do te merret vendimi perfundimtar per levizjen e lire te shqiptareve ne vendet e Bashkimit Evropian dhe fundin e vjeshtes se ketij viti si momentin e konkretizimit te vendimit ne fjale kryetarit te PS-se z. Edvin Rama i ngiu buzeqeshja ne buze dhe filloi te mendonte per veprime te tjera politike qe e demtojne kete proces te shumepritur per te gjithe qytetaret tane. Ankthi i tij shtohej edhe me shume nderkohe qe te gjitha perpjekjet e meparshme te socialisteve me protesta dhe greva urie per gjoja transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 nepermjet hapjes se kutive te votimit deshtuan ne menyre spektakolare. Nga ana tjeter duke pasur parasysh kohen ne te cilen beheshin keto deklarata nga zyrtaret e larte te Bruklesit e cila nuk ishte me larg se para 2-3 muajsh pra ne fillim te sezonit veror Ramen e shqetesonte jo pak edhe fillimi i pushimeve ku njerezit jo vetem ne territorin shqiptar por edhe ne vendet e Bashkimit Evropian apo ne shumicen e vendeve te botes nuk e kane shume mendjen tek politika puna apo ceshtje te tjera. Kjo ishte arsyeja qe ai i shnderroi muajt korrik-gusht ne periudhe te aksioneve politike te opozites per te nxire sa te mundte realitetin e bardhe shqiptar te proceseve integruese me akuza te sajuara antikorrupsion ndaj perfaqesuesve te caktuar te qeverise dhe mazhorances. Kesisoj bezdia qe krijonte vapa e veres u nderthur me neverine e daljeve publike te Felajt Gjermenit Gaxhit e disa emrave te tjere anonime ne Partine Socialiste qe me shume sesa tek denoncimi i vjedhjeve e kishin mendjen tek promovimi i vetes duke imituar me fjale e gjeste Bracen Ballen apo edhe vete Ramen. Besoj se askush prej shqiptareve te ndershem nuk e ka te veshtire te kuptoje qe kesaj fushate sterile te Rames kunder korrupsionit qeveritar apo mazhorances kete here i mungonte edhe serioziteti i cili me shume sesa tek emrat e denoncuesve dukej tek emrat e te denoncuarve qe jane kuneter kusherinj bashkejetues apo shoke te ndonje ministri apo deputeti te mazhorances. Fakti i qemtimit te ketyre emrave pertej rrethit te personave per te cilet nje zyrtar i larte ka pergjegjesi ligjore tregon qarte qe me shume se zbatimi i ligjit Rames i intereson krijimi i tymnajes politike qe njerezit te mos shohin te verteten. Nga ana tjeter nderkohe qe shqiptaret dhe bashke me ta edhe nderkombetaret nuk jane impresionuar as perballe akuzash te renda te Edvin Rames per gjoja korrupsionin qeveritar me fondet e rruges Durres - Kukes Gerdecin apo trojet ne bregdet ska se si te bien ne mendime nga retorikat banale te amatoreve politike ne Partine Socialiste.

Akuzat per korrupsion qeveritar ne vendin tone nga kreu socialist Edvin Rama u intensifikuan paralelisht me pershpejtimin dhe konkretizimin e proceseve integruese te Shqiperise ne strukturat euroatlantike menjehere sapo bilbilat dhe borite zhurmuese apo veprimet e tjera destabilizuese te disa deputeteve te majte nuk ndikuan ne nenshkrimin e MSA-se ne 12 qershor 2006 qe u hapi rruge te gjitha proceseve te tjera te kesaj natyre si anetaresimi ne NATO kerkesa per statusin e vendit kandidat ne BE apo tash se fundi edhe liberalizimit te vizave me vendet e zones Shengen. Nderkohe duke qene se te gjitha keto tentativa nuk po jepnin rezultat pas zgjedhjeve te 28 qershorit u ngrit edhe alibia e manipulimit te ketyre zgjedhjeve nderkohe qe faktori nderkombetar ne unison i cilesoi ato si me te mirat qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere ne vitet e tranzicionit. Por edhe ne kete alternative te luftes politike per pushtet Rama deshtoi me turp jo dhe aq per shkak te paaftesise por te ligesise se tij. Kreu i PS-se kerkon qe tu mbushe mendjen me shpifje dhe jo me argumente qofte shqiptareve ashtu dhe nderkombetareve duke menduar ne menyre naive se ata kane vetem vesh per te degjuar dhe jo sy per te pare. Kjo eshte arsyeja qe ai ka marre nofken grindavec dhe jo gallof duke u hedhur sa ne nje aventure tek tjetra here duke u mbajtur tek paterica e korrupsionit dhe here tek ajo e manipulimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Sic eshte bere publike keto dite Rama po u rikthehet perseri protestave per hapjen e kutive te cilat per 2-3 muaj i kishte me pushime verore duke i zevendesuar ato me akuzat qesharake per korrupsion te kuneterve bashkejetuesve apo bashkeqytetareve te disa ministrave apo deputeteve te mazhorances.

Analiste dhe politikane te ndryshem vendas dhe te huaj i kane cilesuar keto veprime politike te kreut socialist si lufte me mullinjte e eres. Pse Sepse akuzat e Rames nuk jane te verteta pra jane shpifje per te demtuar politikisht mazhorancen dhe ne menyre social-ekonomike gjithe qytetaret shqiptare. Edhe sikur 5 per qind te verteta te kishte ne keto akuza me siguri qe komuniteti nderkombetar nuk mund te rrinte indiferent apo me keq ti ferkonte krahet mazhorances. Korrupsioni dhe manipulimi i zgjedhjeve jane dy fenomene negative qe nderkombetaret nuk mund tia tolerojne askujt ne kete bote. Dhe per kete gje ekzistojne mjaft shembuj per ilustrim qofte edhe ne Shqiperi. Por ata ne te njejten menyre nuk mund tu hapin udhe as aventuriereve politike te tipit Rama qe per te kenaqur egon e tij per pushtet kerkon te sakrifikoje nje popull te tere ne nderprerjen ne mes te endrres se tij evropiane e perendimore. A nuk eshte aventure madje e rrezikshme rrezimi i nje qeverie dhe mazhorance qe per 4-5 vjet e ka ngjitur vendin dhe popullin e vet ne shkallet me te larta te integrimit dhe progresit evropian Vendet e para apo te dyta per rritjen ekonomike reformat integruese dhe aspekte te tjera te lirise demokracise apo ekonomise se tregut jane ligjeratat qe po i degjojme ne menyre te vazhdueshme keto kohet e fundit nga goja e perfaqesuesve te organizmave te ndryshem nderkombetare te cilet monitorojne qeverisjen dhe zhvillimin e pergjithshem ekonomiko-shoqeror te vendit tone. Nderkohe me keto veprime Rama tregon se e koncepton demokracine si sistemin qe funksionon sipas parimit Beni si them une dhe mos beni si bej une ndersa popullin e trajton si turme te verber qe duhet ti shkoje nga pas si ne kohen e Enverit. Vleresim te drejte kreu socialist nuk ka as per faktorin nderkombetar qe jo vetem nuk e perfill ne sugjerimet e tij por edhe e pergojon per mbeshtetjen qe u jep proceseve integruese ne Shqiperi. Kjo do te thote se me shume sesa vjedhjet e pasurise kombetare dhe votave te qytetareve ate e shqeteson liberalizimi i vizave per shqiptaret. Se sa per vjedhjet e te gjithe llojeve Rama eshte nga ai lloj hajduti qe bertet Kapeni hajdutin Nga denoncimet e ndryshme te faktuara me kujdes dhe me pergjegjesi ai rezulton si kryehajdut i rangut nderkombetar me lejet e ndertimit fondet e tjera publike dhe votat e qytetareve te Tiranes gjate zgjedhjeve lokale. Por me e keqja eshte se me te njejtin pasion qe vjedh per vete vjell e shpif gjera monstruoze per te tjeret duke mos i bere aspak pershtypje fakti se ne kete menyre demton interesat e nje populli te tere. Gjendja e tij shpirterore eshte ne raport te zhdrejte me ate te te gjithe shqiptareve. Sa me mire ecin punet e ketij vendi aq me keq ndihet ai ne vetvete. Ne menyre te vecante liberalizimi i vizave dhe marrja se shpejti e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian po e terbojne fare Ramen. Dhe per tu justifikuar ne syte e te tjereve krijon lloj-lloj alibish per te fshehur te verteten duke shpifur per vjedhje votash korrupsion dhe keqqeverisje te vendit nga demokratet nderkohe qe faktet e konfirmuara tashme edhe nderkombetarisht tregojne te kunderten.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›