Rama përkujton rënien e bustit të Hoxhës, piedestal në Kombinat
TIRANE- E identifikuar si lagje që duhet të mishëronte edhe nga ana arkitekturore regjimin e egër komunist, lagjia Kombinat do të ketë një interes të posacëm ku e shkuara dhe e ardhmja do të bëhen bashkë.
Bashkia e Tiranës do të shpallë shumë shpejt një konkurs ndërkombëtar për të ngritur një piedestal në sheshin pranë kombinatit që mbante emrin e Stalinit. Në 19 vjetorin e rrëzimit të diktatorit Hoxha, kreu i Bashkisë, Edi Rama shpalli këtë projekt që sipas tij do të lidhë shumë mirë të shkuarën me të ardhmen.
“është shumë e rëndësishme për të gjithë shoqërinë tonë që të mos e humbasë ekuilibrin mes të shkuarës dhe të ardhmes, si një ekuilibër mes kujtesës së të gjithë atyre fateve të ndërprera dhunshmë, endrrave të thyera dhunshëm dhe shpresave të varrosura dhunshëm në të shkuarën. Fatet dhe endrrat janë të lidhura me të ardhmen, kështu ka lindur dhe ideja për të hapur një konkurs ndërkombëtar i cili do të na mundësojë ta vlerësojmë këtë hapsirë në Kombinat , si një hapsirë ku mund të bashkëjetojë në të njëjtin vend edhe e shkuara , si formë e kujtesës dhe e ardhmja” theksoi Rama.
Por për kreun e bashkisë më të madhe në vend, njëkohësisht dhe numri një i Partisë Socialiste, sot 19 vjet pas shkëputjes nga regjimi më i egër, Shqipëria edhe sot është ende e pashkëputur nga hija e atij regjimi.
Beteja për emancipim duhet të vazhdojë , tha Rama. Duke nënkuptuar rivalin e tij Sali Berisha, Rama tha se shteti sot, si dikur, nuk është i të gjithëve por në funksion të disa personave.
“Pa asnjë dyshim , sot 20 vjet më vonë ne mund të themi me plot gojën se në fakt Shqiëpria ende nuk është shkëputur nga hija e mëndësisë të atyre viteve. Shteti vazhdon të mos jetë i të gjithëve por në funksion të pushtetit të disave” tha Rama.
19 vite më parë fotoreporterë fiksuan në Tiranë, pranë sheshit Skënderbej , rrëzimin dhe tërheqjen zvarrë të bustit 7 metra të lartë të diktatorit Enver Hoxha. Parlamenti shqiptar pritet të miratojë projektligjin e qeverisë që shpall datën 20 shkurt si ditën e përkujtimit publik të krimeve të shkaktuara nga ish regjimi komunist. Ligji që ka për qëllim përcaktimin e disa simboleve në përkujtim të këtyre viktimave , u rikthye në qendër të vëmendjes pas zbulimit të disa eshtrave që i përkisnin kohës së diktaturës dhe krimeve të kryera prej këtij regjimi.
(e.n/News24/BalkanWeb)