E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush është Artan Hoxha

11-06-2012 / Gazeta 55

* Artan Hoxha ka lindur në vitin 1964


* Është një nga ekspertët e mirënjohur të ekonomisë;


* Ai është shpallur dy herë rresht, në vitet 1982 dhe 1983, fitues i vendit të parë në Olimpiadat Kombëtare të Matematikës;


* Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1984-1989);


* Ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Shkollën Pasuniversitare Enrico Mattei të Grupit Eni, Itali (1994-1995);


* Ka qenë Ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik (1992-1993);


* Ka mbajtur postin e Drejtorit e më pas President i Institutit të Studimeve Bashkëkohore (ISB) nga viti 1997 e në vazhdim;


* Ka qenë anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Tiranës (Shkurt 2008-Maj 2010);


* Është themelues dhe President i Bordit të Administrimit të (TBU), në vitin 2010;


* Ka qenë anëtar i Bordit Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore (SEERC) në Selanik të Greqisë;


* Anëtar i Bordit Këshillimor në disa media të shkruara dhe elektronike, themelues, anëtar dhe Drejtor i Bordit të Drejtorëve të Qendrës së Arbitrimit dhe Ndërmjetësimit Tregtar, janë disa nga rolet e luajtura prej tij;


* Përgjatë karrierës së tij mbi 20 vjeçare, ka kontribuar në përgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve më të rëndësishme të lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale;


* Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin;


* Ai është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm;


* Ai është trajner i licencuar në Administrim Biznesi nga ILO Training Center në Torino të Italisë (1997), është një njohës i thelluar i çështjeve të lidhura me zhvillimin e sektorit privat. Institucione shtetërore shqiptare apo ndërkombëtare si dhe biznese shqiptare e të huaja ne Shqipëri i drejtohen për këshillim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›