Flamuri kombetar i Yzeirit

Oficeri i Policise se Shtetit z.Amaraldo Izeiri i dorezoi Kryeministrit Berisha flamurin qe mbrojti me 21 janar para selise se Keshillit te Ministrave 25/01/2011
Po te shikohet ne nje kontekst tjeter del se polici Amarildo Yzeiri u perball me deputetin Dritan Prifti. Ne fakt doli qe keta dy te jene personazhet kryesore te se premtes se zeze. Nese Prifti i ndihmoi Berishes ne berje te qeverise ai u perball ashper me Yzeirin ne rrenimin e po kesaj qeverie
Nga Bardh Frangu
Polici Amarildo Yzeiri arriti ta mbroje flamurin kombetar me te cilin demonstruesit e rebeluar e perdoren si mjet sulmi kunder institucioneve te shtetit. Ky akt i guximshem dhe teper i vecante i ketij pjesetari te policise u be nje nga pamjet me te konsumuara nga mediet qe propagandojne forcen e qeverise. Njesoj u regjistrua edhe akti solemn kur ky pjesetar i policise shqiptare ia dorezoi flamurin e shpetuar kryeministrit te Shqiperise te cilit i sherbeu si nje alibi e mrekullueshme per te ngacmuar ndjenjat e fashitura nacionaliste te shqiptareve. Kryeministri e puthi flamurin e shpetuar me shprese dhe bindje qe vitin e ardhshem ne njeqind vjetorin e pavaresise te Shqiperise te njejtin ta ngreh edhe ne Vlore. Kjo do te ishte metafora me e bukur ne karrieren politike te Bersishes por sa jane gjasat qe te ndodh kjo eshte nje pikepyetje teper e madhe.
Amarildo Yzeiri ne takim me kryeministrin Berisha u duk te ishte teper modest. Ai na krijoi emocione per faktin se u paraqit shume bindshem se nje akt te tille nuk e kishte bere per ti sherbyer politikes por nje gje te tille e kishte bere per ta mbrojtur dhe ruajtur simbolin e shtetit detyre kjo e cdo qytetari. Kjo pamje e ketij akti solemn ndertonte imazhin se ne kete menyre ishte shpetuar shteti nga grusht shteti. Dhe nuk mund te kishte konotacione tjera ky akt i shfrytezuar nga pushteti. Ne mesin e atyre pamjeve te shumta shkrumbi kjo pamje ishte e vetmja qe mund te ndertonte ndjenjen e ngushellimit dhe ate te shpreses.
Po flamuri i Amiraldos a mund te konsiderohet si fakt se shteti ka shpetuar nga bandat rrenuese te tij Sigurisht qe jo sepse ceshtja shqiptare vazhdon te jete me shume se e komplikuar. E para shqiptaret ende nuk kane ndertuar dinjitetin dhe identitetin e shembur nga nje sistem i mbeshtetur dhe i dermuar brenda nje koncepti internacionalist i cili ka bere qe njerezit e shtetit te bunkerizuar te shperbehen plotesisht ne emer te masave proletare. Per pese decenie shqiptaret bene jete urithesh. Pasojat e kesaj jete nuk mund te sanohen shpejt. Kjo mase e qullte ideologjike zor e ka te kthehet brenda identitetit dhe dinjitetit te vet.
E kane zor ta heqin nga vetja gjithe ate akumulim te huaj qe kane mbjelle ne shpirtrat e tyre se pari te zbrazur nga besimi ne Zotin pastaj te mbushur me mosbesim ne veten dhe ne vendin e tyre. Ne kontekst te kesaj edhe duhet kundruar idene per bartjen e modelit te revolucionit tunizian ne Shqiperi gje te cilen e proklamoi opozita qe para dites se zeze. Te importosh modele nga kontinente te tjera ne mes te Evropes sic ishte ai i Revolucionit Kulturor Kinez nuk eshte me pak se nje shenje tmerruese per perspektiven e shqiptareve.
E dyta fakti qe ne Shqiperi tash e dy decenie ende nuk ka nje date te vetme per festen e flamurit flet me se miri per kete qe u tha me siper. Kjo mbase forcohet me faktin se flamujt partiak kane shumefish me shume kuptim se ai shteteror perkatesisht kombetar.
E treta demonstruesit piromane keqperdoren flamurin kombetar dhe shteteror sall per te mbeshtjelle me te hunjte me te cilet duhej te sulmohej policia e shtetit. Kjo u pa qarte dhe u deshmua katerciperisht.
Nje i urte nga ish kampi socialist eshte shprehur ne menyre lapidare kur ka thene Komunistit mund ti presesh doren por gishti do ti levizen edhe pas dyzet vjetesh. Duket ashiqare se Shqiperia jo qe nuk e ka prere doren komuniste por nuk ka mundur ta zbus as grushtin komunist. Edhe e premtja e zeze deshmoi se nuk ishte gje tjeter pos nje lufte ku shtihej nga dy kampet partiake te cilat nuk kane arritur ta konceptojne shtetin pertej partise se tyre.
Nese dihet se ne cdo lloj lufte se pari ne shenjester vihet e verteta e verteta ne Shqiperi eshte vrare qemoti. Qe nga viti i kobshem 1997 lufta mes kampeve zhvillohet nepermjet genjeshtrave monstruoze per te imponuar secili kamp te verteten e tyre. Per kete arsye kampet jane pajisur me media te fuqishme duke i shnderruar ato ne lavatrice per pastrimin e parase publike dhe te asaj qe vije nga ekonomia informale dhe krimi i organizuar. Imagjinojeni si zhvillohet kjo lufte e turpshme Berisha percjell luften nga ekrani i TV Klan ndersa Rama nga ekrani TCH Qytetaret nuk jane me shume se partizane te zakonshem te instrumentalizuar deri ne shkallen sa te detyrohen te kerkojne strehim ne ndonje kamp sall per sigurine e tyre fizike.
Me te verteten publikisht abuzohet kur thuhet se Rama eshte lider i opozites. Rama eshte kryebashkiak i kryeqendres se Shqiperise dhe si i tille eshte i veshur me mjaft pushtet. Ne kete kuptim ai nuk eshte opozitar por pushtetar. Duket nje konstruksion i thjeshte fakti se ne Shqiperi perballet opozita me poziten. E vertetat eshte se perballen dy pushtetare per me shume pushtet per pushtet absolut. Rama kercenon Berishen se do tia marr kryeministrine Berisha kercenon Ramen se do tia marre bashkine. Keshtu del se lufta zhvillohet per Tiranen e jo per Shqiperine. Ne Tirane jane te koncentruar pushteti dhe paraja te cilat diktohen nga strukturat mafioze te cilat sic ka verejtur edhe Saviano parate e tyre behen me te dukshme ne beton.
Ne kete lufte te pakuptimte dhe te mbeshtetur ne shpifje sigurisht se me se shumti do te humbin qytetaret e ketij vendi te cilet ne vend se te perjetojne vitin me te suksesshem ne jeten e tyre ata do te perjetojne nje vit teper te zymte dhe me te papritura te frikshme. Ne kete menyre zor eshte te besohet se do te ruhet shkelqimi i flamurit te mbrojtur nga pjesetari i policise shqiptare Amarildo Yzeiri i cili me aktin e tij ka ndertuar nje imazh qe mund te perdoret ne favor te se ardhmes se ketij vendi e cila momentalisht eshte rrezikuar teper shume.
Po te shikohet ne nje kontekst tjeter del se polici Yzeiri u perball me deputetin Dritan Prifti. Ne fakt doli qe keta dy te jene personazhet kryesore te se premtes se zeze. Nese Prifti i ndihmoi Berishes ne berje te qeverise ai u perballe ashper me Yzeirin ne rrenimin e po kesaj qeverie. Sigurisht qe shqiptaret me shumice shpresojne qe ne kete lufte te piste te kampeve partiake te fitoje polici Yzeiri gje te cilen edhe e deshirojne faktoret me te rendesishem nderkombetare perkatesisht ata qe investuan me se shumti ne perspektiven euroatlantike dhe evropiane te Shqiperise.
Ditet ne vazhdim do te deshmojne se sa rende vazhdon te peshoje mbi shqiptaret miti i Rozafes. /Express/