Kontrabandë me mallra
Nga Express më 29 janar 2011 në ora 18:51
Në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë është ndalur një veturë civile, të cilën e drejtonte një serb dhe gjatë kontrollit, në të janë gjetur 75 litra vaj ushqimor pa dokumente përkatëse.
Njësiti doganor ka konfiskuar mallin, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në rrugën “Xhafer Deva, në një veturë civile të cilën e drejtonte një shqiptar, gjatë kontrollit janë gjetur 2000 kg miell pa dokumente përkatëse.
Edhe në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në një veturë civile që e drejtonte një serb, janë gjetur 18 litra raki të shtëpisë pa dokumente përkatëse.