E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush është Lulzim Basha? Tani ta mësojnë që në çerdhe

Share

Fëmijët në çerdhe e kopshte kanë në programin e tyre mësimor edhe një pjesë ku flitet për politikanët. Fëmijëve vetëm dy vjeç mund tu flitet për kryeministrin, kryebashkiakun e madje edhe liderin e opozitës. Kjo është në varësi të edukatores dhe të interesit të fëmijëve. Siç raporton Shqip, një edukatore thotë se në muajin maj ajo kishte në program që tu fliste fëmijëve të grupit të lepurushave për kryebashkiakun Lulzim Basha. Lepurushat janë grupi i vogël i fëmijëve, d.m.th rreth dy vjeç. Edukatorja është ndjerë e çliruar kur psikologia i ka thënë asaj se nuk është nevoja të shpjegojë për Bashën.

Programet e kopshtit dhe të çerdhes janë alternative dhe në dorë të edukatoreve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›