E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush është Romeo Leka

Policia

Menjëherë pas zgjidhjes së kësaj situate në një konferencë për shtyp ka dalë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, dhe komandanti i repartit RENEA, të cilët kanë treguar detajet e operacionit për kapjen e Romeo Lekës, i cili ishte person me precedentë penalë. Vocaj tha se autori është Romeo Llesh Leka, lindur në Lezhë dhe me vendbanim të papërcaktuar. Ai është i moshës 25 vjeç dhe në vitin 1998 ka emigruar me familjen e tij në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në SHBA është arrestuar disa herë për “Trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, “Vjedhje me armë”, “Vjedhje banke” dhe për “Posedim të armëve të zjarrit”. Në gusht të vitit 2007 është deportuar nga autoritetet e emigracionit të SHBA dhe ka jetuar te të afërm të tij në qytetet Durrës, Kavajë, Burrel dhe Tiranë. Përveç ngjarjes së djeshme, shtetasi i lartpërmendur është i dyshuar si autor i vjedhjes me armë të mbetur në tentativë të filialit të bankës “Union Bank”, e ndodhur dy net më parë në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, si dhe i tentativës së vjedhjes me armë, ndodhur pas bankës, në Unazë të Re në Tiranë, kur ka marrë peng një taksist dhe ka tentuar që me forcë t’i marrë makinën. Gjithashtu, ai dyshohet për një sërë veprash të tjera penale si në Shqipëri, ashtu edhe në vende të tjera.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›