Gaci: Të shfuqizohet moratoriumi i skafeve, pa efekt
TIRANË- Deputeti socialist Artan Gaci, në një intervistë për NEWS24 ka folur në lidhje me mendimin që kjo forcë politike ka përgatitur për shfuqizimin e moratoriumit të mjeteve lundruese. Sipas Gacit mbajtja në fuqi e këtij moratoriumi përbën një absurditet të madh, duke qënë se qëllimi i tij për parandalimin e trafikut të klandestinëve dhe narkotikëve ka dështuar. Por, gjithashtu Gaci sqaron se moratoriumi dëmton vetëm turizmin në gjithë industrinë detare.
“Vjen në këtë moment kjo iniciativë me shkas nga një projektligj që ka sjellë qeveria në Komisionin Parlamentar, që ka të bëjë me dhënien me koncesion të porteve turistike. Është absurde që ne të diskutojmë projektligje që kanë të bëjnë me dhënien e porteve turistike me koncesion, ku shqiptarët janë të përjashtuar totalisht nga e gjithë infrastruktura e mjeteve lundruese. Ky amendim është i vonuar. Duhet të ishte bërë shumë kohë më përparë, pavarësisht se ka qenë pjesë e programit të Partisë Socialiste në muajin shtator për tu bërë. Dhe është momenti i duhur që ky moratorium të shfuqizohet. Gaci gjithashtu gjatë intervistës thotë se ky propozim ka gjetur mbështetjen edhe të deputetëve të mazhorancës, pavarësisht se nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë cështje”,- deklaroi Gaci.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)