E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush i foli mbrëmë Ramës në vesh dhe e tërboi për sot, përveç sondazheve që konfirmojnë triumfin e Berishës?


Zakonisht gomerët janë të qetë dhe këmbëngulës, por në disa raste janë edhe jo të tillë, dmth sillen si të tërbuar por akoma vijojnë të jenë këmbëngulës. Dhe e dini si mund ta bëni një gomar të tërbuar, të tërbuar ekzatësisht si Rama sot. E thjeshtë. Ofrojuni tek veshi dhe bëjani “bëëëzzzzzz” dhe shikojeni rezultatin.


Me në fund dikush në Partinë Socialiste e mori guximin dhe ia tha mbrëmë te veshi të vërtetën Edi Ramës. Të vërtetën se zgjedhjet nuk i fiton dot. Madje thonë se nuk i tha vetëm kaq, por e porosit që gjatë kësaj kohe të përgatisë mënyrën se si do të reagojë ndaj kësaj situate. Ndoshta këtë ia tha Dashi.. i tij para si ti zinte gjumi, ndoshta ia tha edhe Blushi se ky ka dhunti për "raportim". Pak e rëndësishme është, e rëndësishme është se ai tashmë e di që këtë radhë nuk fiton dot. Por tërbimin nuk e mbajti dot. Gëloi e gëloi zgjoi përbrenda dhe në fund disa miza e morën guximin e dolën jashtë, një numër i mjaftueshëm mizash sa të merret vesh se zgjoi ka marrë fund. “Thuajini te gjitheve se askush nuk ka fuqi ta preke voten tone me 28 qershor. Nuk ka pushtet rrugacesh dhe rrugace ne pushtet qe mund te prekin voten e ndryshimit. Nuk do te kete vrime per t’u fshehur per ate qe guxon te beje nje loje sado te vogel me voten e socialisteve”, u shpreh Rama sot.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›