Partitë e Djathta Europiane dërgojnë 40 kamionçina me postera të PD-së
40 kamionçina me postera shëtitës kanë mbërritur sot paradite në portin e Durrësit, si mbështetje e Partive të Djathta evropiane për fushatën elektorale të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Zonja Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit, e ndodhur në portin e Durrësit, u shpreh për mediat se "ky është një tregues i qartë i mbështetjes së plotë të partive popullore të djathta evropiane për Partinë Demokratike si pjesë e së djathtës evropiane në prag të zgjedhjeve parlamentare". Sipas saj, 24 vende të Evropës sot drejtohen nga kryeministra dhe qeveri të djathta. "Patia demokratike edhe në këtë katërvjeçar do të jetë pjesë e fituesve të së djathtës në Evropë. Vota djathtas në Evropë do të jetë votë djathtas edhe në Shqipëri"-përfundoi Bregu. Ndërkohë, kordinatori i Partive të Djathta Evropiane, Mirko Bellotti tha se "raporti me Shqipërinë është i një lloji i veçantë". "Partia demokratike dhe lideri i saj Berisha është një partner i rëndësishëm i partive tona"-shtoi ai. Kamionçinat që mbërritën me tragetin e kompanisë Tirrenia, u nisën më pas të shoqëruar nga një grup të rinjsh drejt kryeqytetit.
...