E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata dënon me 47 vjet burg trafikantët e armëve

Autori i Lajmit: red.
Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar dje tetë trafikantë ndërkombëtarë të municioneve. Në total tetë trafikantët, që janë dënuar nga dy vendime të ndryshme, kanë marrë 47 vjet burg, shumë herë më pak nga çka kërkoi Prokuroria për Krimet e Rënda. Dje është dhënë vendimi për shtetasit Bashkim Dervina, i cili u dënua me 11 vjet burg; Bujar Doku, me 10 vjet heqje lirie; Fillim Palushi, 4 vjet dhe Ardit Mane, 4 vjet heqje lirie. Të katër personat e dënuar u shpallën fajtorë për veprën penale “trafik ndërkombëtar municionesh, e kryer në bashkëpunim”. Ata janë arrestuar nga policia duke trafikuar një sasi të konsiderueshme municioni nga Kosova për në Shqipëri. Po dje gjykata ka dënuar edhe një tjetër grup trafikantësh, të cilët kishin të njëjtën linjë trafiku dhe kishin bashkëpunim me grupin e parë, por prokuroria i procedoi veçmas. Gjykata ka dënuar dje shtetasit Rrahman Dema me 3.3 vjet heqje lirie nga 11 që kërkoi prokuroria; Zamir Kotrin, me 3 vjet nga 13 që u kërkua; Ahmet Ferhatin, me 9 vjet burg nga 13 që u kërkua dhe 3 vjet burg për Artan Aliajn, nga 11 vjet që kërkoi Prokurori i çështjes. Sipas organit të akuzës, katër të pandehurit janë pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë. Dy vite më parë ata u arrestuan në kuadër të një operacioni të koduar "Bjeshkët". Armët ishin blerë në Kosovë dhe si destinacion përfundimtar kishin Shkodrën. Blerja ishte realizuar nga Ahmet Ferhati, me porosi të Rrahman Demajt. Por, gjatë transportimit për në Shkodër, ku do t i dorëzoheshin Artan Aliajt, policia bëri dhe goditjen duke prangosur të pandehurit. Sipas policisë, çmimi i një pistolete të tipit Mini Bloë ishte 60.000 lekë. Në seancën e radhës pritet të dëgjohen pretendimet e palës së mbrojtjes dhe më pas Gjykata do të japë verdiktin e saj.
Ky lajm është publikuar: 18/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›