Masakra, kapet me arsenal miku i Dritan Dajtit
Tirane- Masakra e Durresit con ne tre numrin e te arrestuarve si te dyshuar per vrasjen e kater policeve te Sektorit te Operacioneve Sekrete ne Policine e Shtetit. Rreth mesnates se premte blute e kryeqytetit kane mundur te arrestojne gjate nje operacioni edhe mikun e ngushte te Dritan Dajtit, qe dyshohet se e ka ndihmuar ate pergjate gjashte viteve te fundit per strehim dhe fshehje. Elvis Karoli, 21-vjec, banues ne kryeqytet, eshte kapur nga agjentet e komisariatit nr. 2, ndersa i jane sekuestruar nje sasi e madhe municionesh, eksplozivi dhe pajisje te tjera. Dyshohet se Karoli mund te kete furnizuar edhe me informacion Dajtin per levizjet e policise nga Tirana per ne Durres.
Lajmin per arrestimin e 21-vjecarit ne zonen e Tiranes se Re e ka konfirmuar edhe zedhenesja e Policise se Tiranes, Alma Katragjini, gjate dites se djeshme. "Gjate oreve te vona te se premtes, sherbimet e Komisariatit te Policise Nr. 2 realizuan arrestimin ne flagrance te Elvis Robert Karoli. Arrestimi i tij u krye sepse dje pas shume informacionesh te marra ne rruge operative dyshohet se i sipercituari eshte lidhje shoqerore me te arrestuarin Dritan Dajti", njoftoi policia. Agjentet jane treguar te kujdesshem kete here, duke mos kryer asnje veprim te pamenduar, duke e rrethuar dhe neutralizuar te dyshuarin, pasi ishte i armatosur.
Ne banesen e 21-vjecarit Karoli u ushtrua nje kontroll i befasishem nga specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit, ku u sekuestruan ne cilesine e proves materiale te shumta. Ekspertet moren ne cilesine e proves municione, 7 cope fisheke, 1 detonator eksplozivi luftarak, aparatura te cilat dyshohen se sherbejne per plasjen e eksplozivit, te telekomanduara, si dhe dy pale dylbi qe sherbenin per keqyrjen nga larg te levizjeve te policise apo personave te shenjestruar.
Akuza e ngritur ndaj Karolit sipas burimeve zyrtare eshte ajo e "mbajtjes pa leje te lendeve plasese dhe municioneve luftarake", si dhe "perkrahje te autorit te krimit". Mengjesin e djeshem dosja ne ngarkim te 21-vjecarit iu kalua per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes, e cila pritet t'ia bashkangjise hetimin Prokurorise se Krimeve te Renda qe investigojne masakren e Durresit tre dite me pare. Nese vertetohet akuza se 21-vjecari ka ndihmuar Dajtin edhe diten e ngjarjes, atehere ai mund te akuzohet edhe per bashkepunim ne krim. Pritet zberthimi i tablateve telefonike dhe levizjeve te kryera nga ai diten e premte.
A. Q.
Cfare rrezikon Dritan Dajti
Dritan Dajtit i jane shtuar edhe disa akuza te tjera mbi shpine qe i rrezikojne burgun e perjetshem. Nese hetimet do te verifikojne faktin se nga arma e 38-vjecarit eshte qelluar mbi 4 efektivet e policise qe mbeten te vrare, Dajti nuk do i shpetoje paq procesit gjyqesor. Ne te kundert ai do te akuzohet si "bashkepunetor ne vrasjen e kater policeve" dhe "armembajtje pa leje". Sipas Kodit Penal shqiptar bashkepunimi ne krim eshte i denueshem pothuajse njelloj si ai i kryerjes se vepres penale. Akuza e ngritur per momentin nga grupi hetimor i Krimeve te Renda eshte "vrasje ne rrethana te tjera cilesuese". Do te jete ekspertiza balistike qe do te zbardhe perfundimisht personin qe ka ekzekutuar efektivet dhe rrethanat e tjera.
Tre te arrestuar, 5 te vdekur dhe po kaq te plagosur
Policia e Shtetit ka arritur te prangos tre te dyshuar si bashkepunetore ne krimin e kryer pasditen e se premtes, ku mbeten te vrare 4 police te operacioneve sekrete. Nje prej te dyshuarve mbeti i vrare ne perleshjen e armatosur ne pisten "Iliria" te Durresit. Bilanci i ngjarjes ishte pese te vdekur dhe tre te arrestuar. Dy te plagosur nga te dyshuarit, tre te lenduar nga kalimtaret dhe banoret e zones, pa rrezik per jeten. Te dyshuarit jane Dritan Dajti, 38 vjec, i denuar per vrasje dhe arratisje me 20 dhe 9 vite burg, Erges Xhaxhi, 23-vjec, nga Tirana, nipi i Dajtit dhe Elvis Karoli, 21-vjec, nga Tirana. Dajti eshte ne gjendje kritike per jeten sipas mjekeve te Spitalit te Burgut, kurse Erges Xhaxhi ka kaluar rrezikun. I vrare ka mbetur Ledian Mara, 23-vjec, kunati i Dritan Dajtit. Ky i fundit akuzohet edhe per vrasjen e biznesmenit te ndertimit, pronar i "Besa Konstruksion", Agim Beqa ne vitin 1999 dhe eshte arratisur bujshem me 17 nentor 2003 nga Gjykata e Tiranes. Dajti ka mundur t'u shpetoje edhe disa operacioneve policore, me i fundit ne janar te ketij viti, kur dyshohet se operacioni u dekonspirua nepermjet nje telefonate.
Te arrestuarit :
Dritan Dajti, 38-vjec, i plagosur
Erges Xhaxhi, 23-vjec, i plagosur
Elvis Karoli, 21-vjec
I vrare:
Ledian Mara, 23-vjec, nga Lushnja
Sekuestruar:
Fuoristrade "Tuareg" me targa te huaja
Dy pistoleta automatike
Dy radio policie
Dy dylbi
1 detonator eksplozivi
7 fisheke
Aparatura per shperthim bombe