E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajtit i kapet dokument policie

Sherbimi i Kontrollit te Brendshem heton detajet e operacionit per kapjen e Dritan Dajtit, qe perfundoi me kater police te vrare, kurse Prokuroria e Krimeve te Renda ka marre ne dore ceshtjen per skemen e ngjarjes se ndodhur, qe mbetet ende e paqarte ne dinamike. Vemendja eshte perqendruar ne pasojat e operacionit qe jane tragjike dhe ndonje mundesie per dekonspirim. Shkak jane bere gjetja e dy radiove te policise ne fuoristraden "Tuareg", por edhe nje dokumenti te falsifikuar te policise me te cilin Dritan Dajti, me emer te rreme, ka mundur t'i shpetoje postblloqeve te shumta. Burime nga grupi hetimor konfirmuan sekuestrimin e ketyre provave materiale, por ende nuk kane ne dore dinamiken e ngjarjes per shkak te konfuzionit te krijuar pas perleshjes se armatosur, por edhe largimit te trupave me qellim dergimin ne spital.

Dyshimet

Pista e pare qe po heton SHKB-ja, por edhe prokuroria, mbetet hipoteza per dekonspirimin e mundshem te operacionit. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, garantoi mbreme ne nje prononcim per TVSH-ne se eshte i vetmi operacion i pa dekonspiruar dhe rezultati tragjik erdhi si pasoje e pergjigjes se ashper te dores kriminale. Gjithsesi gjetja e kartes se policise se falsifikuar nga Dritan Dajti qe e perdorte per te mos u ndaluar ne postblloqe si efektiv special, ka ngritur dyshime te forta se ai ka pasur mbeshtetje edhe ne polici. Nga njera ane deklarohet se kishte informacione per vendndodhjen e tij, por nga ana tjeter prej 6 vjetesh Dajti ka levizur i lirshem pa mundur te binte ne pranga. Prova e dyte qe con ekspertet ne dyshimet per dekonspirim dhe ndihme nga radhet e policise per te shumekerkuarin, eshte gjetja e dy radiove te strukturave te rendit, nepermjet valeve te te cilave zbulonin operacionet. Nje tjeter moment dyshues mbetet casti kur ka nis operacioni. Dritan Dajti po dilte me makine nga shtepia ne pisten "Iliria", 100 metra nga deti, sikur te ishte lajmeruar se po ndiqej nga agjentet. Trupa speciale e operacioneve eshte nisur nga Tirana rreth ores 11:00, e ka lokalizuar rreth ores 13:45 dhe ka vepruar kur makina dilte nga dera kryesore e baneses. Dritan Dajti, kunati i tij qe mbeti i vdekur, Ledian Mara dhe i afermi tjeter, Erges Xhaxhi, kane pikasur efektivet ne veprim, ose jane informuar per operacionin.

Dinamika

Ne operacion thuhet se kane marre pjese vetem pjesetaret e Sektorit te Operacioneve Sekrete ne Policine e Shtetit. Plote 12 agjente, perfshire komandantin e tyre, Fatos Xhani. Ky ndodhej ne nje makine tip "Ford" pa targa se bashku me kryeinspektoret Sajmir Duckallari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj. Ne ndihme kishin tre mjete te tjera me 9 agjente qe kane zene pozicione te ndryshme per te mos rene ne sy. Ne operacion nuk jane thirrur forcat speciale te RENEA-s, megjithese rrezikshmeria ka qene e larte. Por nga ana tjeter forcave te policise se Durresit u ishte thene vetem se do te kapeshin disa te dyshuar si shperndares droge. Veprimi ka qene i befasishem, urdhri i dhene nga strukturat drejtuese te Policise se Shtetit. Operacioni deklarohet i paramenduar, me planizim dhe me informata se i kerkuari ishte Dritan Dajti. Makina me kater agjentet i ze rrugen fuoristrades, sipas banoreve u degjuan thirrje "Policia, Policia!". Pas nje hezitimi, nga mjeti me xhama te erret nuk eshte pergjigjur askush, vetem kur jane degjuar te shtena ne bresheri nga pistoletat automatike. Nese informatat ishin se ne makine gjendej Dritan Dajti, pyetja qe ngrene hetuesit eshte perse makina e policise i vajti paralel, kur mund te ishin te armatosur te dyshuarit. Pergjigjja ndaj krimineleve ka ardhur me vonese, pasi ishin vrare kater agjentet dhe duket se dicka nuk ka shkuar ne kete aksion. Dy nga agjentet jane vrare nga pas shpine, kurse dy te paret perballe, me plumba ne koke dhe gjoks. Vetem pas vrasjes se tyre, ka ardhur reagimi, plagosja e Dajtit ne kembe e shpatull dhe vrasja e Mares qe cilesohet si autori kryesor i masakres. Gjithsesi ekspertiza balistike nuk eshte zbardhur ende dhe mendohet se dy anetaret kryesore te grupit, Dajti dhe kunati i tij, Mara, kane dale me pas nga mjeti per te vrare dy agjentet e tjere. Policet kane qene pa antiplumb dhe te papergatitur per nje perleshje te tille te armatosur, megjithese po tentonin te kapnin nje nga 10 njerezit me te rrezikshem te shpallur nga Interpol Tirana me kartele te kuqe.

R. C

Precedenti

Ledian Mara, i arrestuar me pare per droge

Ledian Mara, qe mbeti i vrare ne perleshjen e armatosur pasditen e se premtes, ishte i skeduar nga Policia e Tiranes si kontingjent kriminal me tendence trafikun e droges. Ai ishte arrestuar me pare ne kryeqytet per shperndarje narkotiku, rreth tre vjet me pare. Por policia beri te ditur se kerkonte pikerisht Dritan Dajtin dhe jo Ledian Maren, kunatin e super te kerkuarit. Mara mesohet se policia vendore e Lushnjes se eshte zhvendosur nga ky qytet se bashku me familjen rreth 6 vjet me pare, per t'u vendosur ne Durres. Dje 23-vjecarit i eshte dhene lamtumira e fundit nga familjaret.

Shoqerohen edhe te afermit e Dajtit

Deshmitare ngjarjes, dy shites dhe nje roje

Policia e Durresit eshte perfshire ne hetimet e rastit duke shoqeruar dhjetera persona, banoret te zones apo te aferm te te dyshuarve. Mesohet se informacion te rendesishem kane dhene banoret e lagjes prane pistes "Iliria" dhe dy shites ambulante qe gjendeshin aty ne ato momente. Gjithashtu eshte shoqeruar edhe roja i objektit ku strehohej 38-vjecari Dajti. Te shoqeruarit e tjere per ngjarjen mesohet se jane miq dhe shoke te te dyshuarit qe hetohen per bashkepunim apo ndihme ne fshehje. Pas marrjeve ne pyetje policia i ka liruar duke i njoftuar se do te jene ne dispozicion te hetimit. Nder te shoqeruarit kane qene bashkeshortja e Dritan Dajtit, babai i tij dhe te aferm te tjere. Ne pyetje eshte marre edhe i plagosuri Erges Xhaxhi, qe mbeti i plagosur ne perleshje, teksa drejtonte makinen "Tuareg'.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›