E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush ishte Arbën Xhaferi?

Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar të vitit 1948, ndërsa fakultetin Filozofik e kreu në Beograd. Deri në vitet `90-ta ka punuar në Televizionin e Prishtinës, si redaktor i programit kulturor. Për disa vite ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë.
Nga prilli i vitit 1995 ishte kryetar i PPD-së, ndërsa pastaj kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve deri në vitin 2007.

Në zgjedhjet e dyta parlamentare në Maqedoni, në vitin 1994, u zgjodh si deputet i pavarur dhe më pas si anëtar i PDSH-së.

Në opinionin e gjerë, është i njohur për deklarimet e tij për mbrojtjen e drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ai në vitin 2007, pas 12 vjetësh udhëheqje të partisë më të madhe opozitare, PDSH-së, drejtimin e partisë e la në duart e kryetarit aktual të PDSH-së, Menduh Thaçit.

Arbën Xhaferi u nda nga jeta mesditën e sotme në spitalin e Shkupit, ku gjendej i shtruar prej 7 ditësh pas pësimit të një hemoragjie cerebrale në tru.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›