Kush ishte Lech Kacinski?
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti Lech Kacinski ka qenë një figurë e debatueshme në skenën ndërkombëtare për qëndrimet e tij të djathta për shumë çështje, që apeluan tek polakët tradicionalë.
Gjatë të gjithë karrierës së tij politike, ai nuk pati frikë të apelonte tek ndjenjat populiste. Në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Varshavës, ai ndaloi dy herë zhvillimin e një parade homoseksualësh dhe foli në mbështetje të rikthimit të dënimit kapital. Lech Kacinski ka qenë në postin e presidentit që prej vitit 2005. Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit. Së bashku me vëllanë e tij binjak, ish-kryeministrin, Jaroslav Kacinski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj. Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohen edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolik si shumë njerëz në Poloni. Përpara se të hynte në politikë, të dy vëllezërit njiheshin si artistë kinemaje kur ishin fëmijë. Lech Kacinski, që ka lindur më 1949, shërbeu si këshilltar për komitetin e grevës në kantierin detar të Gdanskut (në gusht 1980) gjatë protestave të udhëhequra nga lëvizja Solidaritet. Vëllezërit Kacinski e gjetën veten jashtë politikës kryesore në fillim të viteve 1990, pas një ftohjeje me presidentin Leh Valesa. Pas zgjedhjeve të vitit 2005, Polonia kishte dy vëllezërit binjakë në drejtimin e vendit, Lech ishte president, kurse Jaroslav kryeministër.
Por që prej vitit 2007, presidenti Kacinski ka punuar me Donald Tusk, të cilin e mundi në zgjedhjet presidenciale.
Zoti Tusk erdhi në krye të qeverisë pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e vitit 2007.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010