PS: Kriza ekonomike ka rritur numrin e vetëvrasjeve
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste shpreh shqetësimin për shtimin e numrit të vetëvrasjeve në të gjithë vendin për shkaqe që, sipas saj, kanë zanafillën “në gjendjen e vështirë ekonomike, nivelin e lartë të stresit, pasigurinë për jetën, mungesën e shpresës për të ardhmen”. Në një reagim për median, të ardhur sot paradite nga selia rozë, thuhet se numri i vetëvrasjeve në Shqipëri është nga më të lartët në rajon. “Portofoli i çdo familjeje shqiptare e tregon më së miri këtë krizë. Varfëria ka trokitur edhe në dyert e shtresës së mesme të popullsisë, duke ulur kështu nivelin e jetesës edhe mirëqenies së familjeve shqiptare në qytet edhe në fshat. Nuk ka edhe nuk mund të gjendet justifikim për rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri, numër i cili është nga më të lartët në rajon”.
PS i bën thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme për mbledhjen e të dhënave të sakta të rasteve të vetëvrasjeve në Shqipëri si dhe të bëhet një analizë e thellë e shkaqeve të këtij problemi social. Ajo sugjeron hartimin e një strategjie, e cila duhet të synojë parandalimin dhe trajtimin e vetëvrasjeve si problem të të drejtave të njeriut dhe problem të shëndetit publik, çka do të krijonte premisa për zbutjen e këtij problemi social.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010