E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev urdhëron ngritjen e komisionit hetimor

Autori i Lajmit: Redaksia

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka urdhëruar ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur shkaqet e tragjedisë, ku mbetën të vdekur presidenti polak, Kacinksi, vëllai i tij binjak, Zonja e Parë e vendit, guvernatori dhe zyrtarë të tjerë. Medvedev ka caktuar në krye të komisionit vetë kryeministrin Vladimir Putin, ndërsa në vendngjarje ka dërguar ministrin rus të Mbrojtjes Civile. Lajmin e bën të ditur agjencia Itar-Tass, duke theksuar se hyrja në zonën e aksidentit është shumë e vështirë. Avioni i presidentit polak duhet të ulej në aeroportin e Smolenskut për të shkuar më pas në Katyn, ku do tu bëheshin homazhe 22 mijë viktimave të masakrës me autor Stalinin.

Ky lajm është publikuar: 11/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›