Pilotët tentuan ulje pa lejen e kullës së vrojtimit
Autori i Lajmit: Redaksia
Duket se shkaku i këtij aksidenti të rëndë ka ardhur si pasojë e gabimeve të pilotëve që drejtonin avionin presidencial. Kushtet e këqija atmosferike kanë bërë që pilotët të humbasin toruan dhe të mos u binden as urdhrave dhe sugjerimeve që u jepeshin nga kulla e vrojtimit në aeroportin ushtarak Smolensk. Sipas mediave ruse, për shkak të mjegullës, kulla e vrojtimit u ka kërkuar disa herë pilotëve që të kryenin uljen në një tjetër aeroport, pasi aty ishte e pamundur. Por pilotët, nuk janë bindur duke tentuar katër herë radhazi uljen, por kjo ka rezultuar fatale. Në tentativën e katërt, avioni është përplasur me një pemë në momentin e uljes dhe ka marrë menjëherë flakë, raportojnë mediat ruse.
Shkaku
Sipas të dhënave të para zyrtare, ndër shkaqet e rrëzimit të avionit ka qenë gabimi i bërë nga bordi i avionit shtetëror polak, ka theksuar agjencia ruse “RIA Novosti”, e cila citon një zyrtar të lartë të sigurisë të Rusisë. Piloti i avionit “TU-154” për arsye të panjohura kishte vendosur që të aterojë në aeroportin ushtarak Smolensk, edhe pse qendra e komunikimit e këtij aeroporti i kishte sugjeruar pilotit që të aterojë në Minsk apo në Moskë, për shkak të mjegullës së dendur. Sipas raporteve të medieve polake, pilotët katër herë kanë tentuar që të aterojnë, ndërsa në herën e katërt avioni është ndeshur me një dru dhe është rrëzuar. “Avioni ka prekur majat e larta të një druri dhe në një çast është rrëzuar dhe është përfshirë nga flakët”,- ka theksuar Pjotr Pashkovski, zëdhënës i MPJ-së në Varshavë. Misioni i kreut shtetëror polak në shenjë nderimi të viktimave të 22 mijë ushtarëve polakë, të pushkatuar në vitin 1940 me urdhër të ish-diktatorit sovjetik Stalin, ka qenë fatal për Poloninë.
Provat
Shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë do të zbardhet plotësisht pas këqyrjes që do t’i bëhet kutisë së zezë të avionit, e cila u gjet rreth një kilometër larg vendit ku u gjetën pjesët e tjera të avionit. Pajisja e avionit Tupolev 154 është gjetur diku pranë vendit të aksidentit dhe menjëherë është marrë në shqyrtim nga Komisioni Hetimor i ngritur me urdhër të Presidentit rus për hetimin e ngjarjes. Specialistët besojnë se me anë të shqyrtimit të përmbajtjes së kutisë së zezë do të zbardhin detaje mbi shkakun e aksidentit tragjik. Zyrtarisht deri tani konfirmohet se kulla i kishte njoftuar pilotët për mjegullën duke u rekomanduar të mos tentonin kryerjen e uljes së avionit për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010