Rusi, rrëzohet avioni, vdes presidenti polak, Kazinski
Autori i Lajmit: Redaksia
Kanë qenë 97 drejtues të Polonisë viktimat e aksidentit ajror që shkaktoi gjendje shoku në mbarë botën. Ngjarja e rëndë zhvendosi vëmendjen e mbarë botës në Rusi. Informacionet zyrtare të autoriteteve polake konfirmuan se në bordin e avionit zyrtar kanë qenë 97 zyrtarë të lartë shtetërorë si dhe anëtarët e bordit të avionit. “Sipas informacioneve të fundit, në avion ishin 97 udhëtarë, prej të cilëve 88 ishin zyrtarë më të lartë shtetërorë polakë dhe të gjithë kanë humbur jetën”,- ka theksuar Ministria për Situata të Jashtëzakonshme e Rusisë. Në avion përveç presidentit polak, Leh Kacinski, dhe bashkëshortes së tij, ka qenë edhe nënkryetari i Parlamentit, Jezhi Shmanjxhinski, presidenti i Institutit Popullor Historik, Janush Kurtika, guvernatori i Bankës Qendrore të Polonisë, Slavomir Skshipek, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Kremer, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Polake, Frantishek Gagor. Në avion ka qenë edhe arqipeshkvi i Kishës Katolike Polake dhe deputetë të Parlamentit.
Në mesin e anëtarëve të delegacionit ka qenë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Polonisë, Pjotr Nurovski, ish–presidenti Rishard Kaçorovski dhe familjarët e viktimave të masakrës sovjetike të vitit 1940 në Smolensk të Rusisë.
Të shpëtuarit
Ata mund ta cilësojnë veten vërtet me fat, pasi mund të renditeshin tashmë në radhët e viktimave që humbën jetën në aksidentin fatal ajror, ku humbi jetën Presidenti polak, Lech Kaczynski. Bëhet fjalë për përfaqësuesit e medias polake, gazetarët dhe fotoreporterët, të cilët ishin përgatitur të udhëtonin bashkë me të për në Rusi, në kuadrin e një ceremoni përkujtimore për ushtarët polakë, të vrarë 70 vjet më parë në Katyan të Rusisë. Por duket se fati ka qenë me ta, pasi ata janë veçuar nga avioni presidencial vetëm një orë më parë, për shkak se kapaciteti i tij tejmbushje, nëse pranoheshin të hipnin në bord edhe ata. E nëse mund ta kenë vuajtur disi ato momente faktin që i larguan nga stafi presidencial që nisej drejt Rusisë, tani përfaqësuesit e medias polake, natyrisht përveç dhimbjes për lajmin e të vdekurve, mund të provojnë edhe një ndjesi lehtësimi që nuk gjendeshin në të njëjtin avion me ta. Avioni në fjalë u rrëzua në afërsi të aeroportit të Smolenskut, në perëndim të Rusisë, me të cilin po udhëtonte Presidenti polak, Leh Kacinski.
Disa nga viktimat
Presidenti polak, Lech Kacinski
Bashkëshortja e presidentit, Maria Kacinski
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Franciszek Gagor
Zëvendësministri i Jashtëm polak, Andrzej Kremer
Guvernatori i Bankës Qendrore polake, Slavomir Skrzypek
Ish- presidenti polak, Ryszard Kaczorovski
Kandidati konservator në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Poloni, Przemyslav
Kreu i Institutit të Memories Kombëtare, Janusz Kurtyka
Zëvendëspresidenti i Sejmit, Jerzy Zmudzinski
Presidenti i Komitetit Olimpik të Polonisë, Pjotr Nurovski
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010