Vritet Bin Laden. Obama U vendos drejtesia

Osama Bin Laden, truri i sulmeve të 11 shtatorit u vra në strehën e fshehtë luksoze në Pakistan pas shkëmbimirt të zjarrit me forcat amerikane. Përfundoi kështu ndjekja e tij prej mëse 10 vitesh. “Drejtësia është vënë në vend”- deklaroi presidenti Obama ndërsa turma njërzish u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë duke valëvitur flamuj amerikanë. Qindra entuziaste të tjerë u mblodhën në Ground Zero në New York ku 3 mijë vetë humbën jetën nga shpërthimi i kullave binjake. (UPDATE)
54- vjecari u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e Navy SEAL dhe CIA në Abbottabad. Ai u qëllua në kokë, bëjnë të ditur forcat ushtarake të cilat deklaruan se kryeterroristi u varros në det sipas ligjit dhe traditws islamike. Të tjerë zyrtarë amerikanë konfirmojnë se dy të besuar të të shumëkërkuarit e një grua të përdorur si mburojë njerëzore humbën jetën gjatë sulmit gjithashtu. ”Al Arabiya” raportoi se dy gra e katër fëmijë të kryeterroristit u kapën gjatë operacionit.
Bin Laden fshihej në një banesë dy katëshe, as 100 metra larg një akademie ushtarake pakistaneze, banesë e cila u shkrumbua nga flakët pas ndërhyrjes me helikopterë të focave amerikane. Dëshmitarë pakistanezë thonë se besnikët e Bin Ladenit hapën zjarr nga çatia dhe një helikopter u përplas, por sipas zyrtarëve amerikanë asnjë ushtar nuk mbeti i plagosur gjatë operacionit.
Të paktën dy shpërthime të forta u dëgjuan në Abbottabad, vendin që njihet si zonë ushtarake, strehë e të paktën tre regjimenteve ushtarake pakistaneze. Menjëherë pas dhënies së lajmit Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi për mundësinë e raprezaljeve në tokën amerikane dhe vendosi në gatishmëri përfaqësitë diplomatike në të gjithë botën, ndërsa këshilloi qytetarët të mos udhëtojnë drejt Pakistanit e në çdo moment të jenë vigjilentë.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e hënë , 02 maj 2011 )