E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama njofton vrasjen e Osama Bin Ladenit

Presidenti amerikan Barak Obama tha se terroristi me i kerkuar ne bote udheheqesi i al-Kaides Osama bin Laden u vra nga forcat amerikane ne nje kompleks brenda Pakistanit. Testi i ADN-se e ka konfirmuar kete. Zyrtare amerikane te mbrojtjes thane se bin-Laden u varros ne det nga nje anije amerikane. Ata thane se kufoma e tij u trajtua sipas praktikes dhe tradites islame. Presidenti Obama e quajti vrasjen e bin-Ladenit si arritjen me domethenese ne misionin per mposhtjen e al-Kaides Presidenti amerikan tha se drejtesia eshte vene ne vend.

Mbreme presidenti Barak Obama njoftoi se Osama bin Laden themeluesi i rrjetit terrorist te al-Kaides ishte vrare. 25 minuta para mesnates presidenti Obama dha njoftimin qe populli amerikan priti gati dhjete vjet per ta degjuar.

Dua ta njoftoj popullin amerikan dhe boten se Shtetet e Bashkuara kane kryer nje operacion permes te cilit eshte vrare Osama Bin Laden kreu i al-Kaides dhe terroristi pergjegjes per vrasjen e mijera burrave grave dhe femijeve te pafajshem.

Zoti Obama tha se ishte informuar qe ne gusht mbi vendndodhjen e mundshme te bin Ladenit. Ai tha se kreu terrorist fshihej ne nje kompleks ne Abotabad te Pakistanit.

Presidenti tha se e kishte autorizuar misionin javen e kaluar per ta kapur bin-Ladenin dhe per ta sjelle ate para drejtesise. Zoti Obama tha se nje njesi e vogel amerikanesh e kryen operacionin dje kunder kompleksit.

Pas nje shkembimi zjarri ata e vrane Osama bin Ladenin dhe moren trupin e tij.

Presidenti e pranoi se al-Kaida do te vazhdoje perpjekjet per sulme kunder Shteteve te Bashkuara dhe paralajmeroi amerikanet te jene vigjilente.

Une e kam bere te qarte ashtu sikurse presidenti Bush pas 11 shtatorit se lufta jone nuk eshte kunder islamizmit sepse bin-Ladeni nuk ishte udheheqes mysliman. Ai ishte vrases i myslimaneve. Al-Kaida ka vrare qindra myslimane ne shume vende perfshire Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama tha se bashkepunimi me Pakistanin kunder terrorizmit i ka ndihmuar forcat amerikane ta gjejne bin-Ladenin. Ai tha se i kishte telefonuar presidentit pakistanez Asif Ali Zardari per ta njoftuar ate per vrasjen e bin Ladenit. Presidenti tha se zyrtaret pakistaneze ishin dakort se kjo ishte nje dite e shenuar dhe historike per te dy vendet.

Zoti Obama i telefonoi edhe ish presidentit Xhorxh W. Bush i cili ishte president me 11 shtator dhe nisi luften kunder terrorizmit.

Nder hollesi te tjera mbi ngjarjen administrata e Presidentit Obama tha se terroristi me i kerkuar ne bote Osama bin Laden u vra ne nje operacion gjate nates qe zgjati me pak se 40 minuta. Gjate nje takimi nje zyrtar i administrates tha se nje njesi e vogel forcash amerikane arriten te hynin ne kompleksin ne Abotabad rreth 56 kilometra larg kryeqytetit Islamabad.

Zyrtaret thane se kompleksi jashtezakonisht i vecante kishte dy porta sigurie mure 3-5 metra te larte me tela me gjemba dhe nje tarrace ne katin e trete te rrethuar me mure dy metra te larta. Nje zyrtar tha se shtepia ishte me shume se 8 here me e madhe se shtepite e tjera ne ate zone nuk kishte telefona apo internet dhe njerezit qe banonin aty i digjnin plehrat ne vend qe ti nxirrnin jashte.

Zyrtaret thane se vlera e perafert e shtepise ishte rreth nje milion dollare. Zyrtaret e zbulimit amerikan arriten ne perfundimin se ne kompleksin e dy vellezerve qe nuk kishin burime te qarta pasurie jetonte nje person me rendesi. Sipas zyrtareve bin-Ladeni i rezistoi sulmit dhe u vra gjate shkembimit te zjarrit se bashku me dy nga korrieret e tij dhe nje djale. Nje grua qe u perdor si mburoje nga nje prej luftuesve u vra gjithashtu dhe dy gra te tjera u plagosen.

Nje nga helikopteret amerikane u shkaterrua per shkak te problemeve mekanike. Banore lokale thane se nuk e dinin qe bin-Ladeni jetonte ne ate kompleks. Banoret thane se kishin degjuar krisma armesh dhe kishin pare nga catite e tyre flaket qe kishin perfshire kompleksin. Zona u bllokua me vone nga forcat pakistaneze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›