E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush janë 5 kushtet për të dalë nga burgu

kushte që të përfi tojë lirinë.
Shërbimi i Provës, që është futur
disa muaj më parë në sistemin e
drejtësisë në vendin tonë, u lejon
të burgosurve, të paraburgosurve
dhe personave nën hetim që të
plotësojnë disa kushte, me qëllim
që dënimet t‘i kryejnë në liri. Për
shembull, të ushtrojnë punë publike
në të mirë të komunitetit ku
banojnë, apo ta ushtrojnë profesionin
e tyre në institucione publike,
ku "paga" e tyre do t‘i shkojë
shtetit. Nga vëzhgimet e disa
gjykatave në Shqipëri ka rezultuar
se pesë janë kushtet kryesore që
duhet të plotësojnë të burgosurit
për liri me kusht. E para, kërkohet
që i dënuari, krahas veprës penale
që e mban brenda në qeli,
të mos të ketë qenë i dënuar më
parë. E dyta, është që të ketë
vuajtur të paktën ¾ e dënimit. E
treta është që të ketë një sjellje
shembullore në institucionin ku
po kryen dënimin, si edhe raporte
të burgut përkatës për të dënuarin
nëse ka sjellje disiplinore apo
jo. Një e dhënë që merret shumë
në konsideratë e që konsiderohet
kushti i katërt, është gjendja
ekonomike dhe shëndetësore e
familjes së njeriut që jeton në
qeli. Në rast se kërkuesi, pra i
burgosuri, ka familjen në gjendje
të keqe ekonomike, atëherë
gjykata e favorizon për të dalë nga
burgu nëse ai plotëson kushtet.
Detyrimi i pestë, sipas vëzhgimit
të vendimeve të gjykatave, është
që gjykata të mos t‘i ketë rrëzuar
ndonjëherë kërkesën për liri
me kusht. Këto janë pesë bazat
kryesore për përfi timin e lirisë,
por gjykata merr në konsideratë
çdo provë që të vërtetojë se i
dënuari e ka marrë mësimin e
duhur nga burgu që ka ushtruar.
Rekomandimi i firmosur nga
drejtori i institucionit është një
nga faktorët kryesorë.
Si zbatohet
Pas përfundimit të shqyrtimit
gjyqësor, gjykata administron
provat shkresore, dëgjon palët
(avokati, prokurori dhe përfaqësuesi
i burgut). Në gjyq merr pjesë
tashmë edhe përfaqësuesi i Drejtorisë
së Shërbimit të Provës, që
i duhet të kontrollojë çdo person
të liruar me kusht. Për shembull,
sipas një vendimi të Gjykatës së
Tiranës, Alfred Mulleti i është
drejtuar gjykatës, duke kërkuar
lirimin me kusht të tij nga vuajtja
e mëtejshme e dënimit të dhënë.
Ai është dënuar me pesëmbëdhjetë
vjet burgim. Kërkuesi (i
dënuari) Mulleti vuante dënimin
në Burgun e Vaqarrit Tiranë.
Gjykata tha se ai i kishte plotësuar
pesë kushtet për të lënë qelinë.
Sipas gjykatës, nga vërtetimi i
gjendjes gjyqësore, Alfred Mulleti
nuk ka qenë i dënuar më parë,
duke plotësuar në këtë mënyrë
kërkesën kryesore të kërkuar
nga neni 64 i Kodit Penal. Nga
dinamika e vuajtjes së dënimit
të paraqitur në gjykim nga ana
e përfaqësuesit të Burgut Vaqarr,
rezultonte se (i dënuari) Alfred
Mulleti kishte vuajtur 13 vjet,
10 muaj, 19 ditë burgim, duke i
mbetur për të vuajtur 1 vit, 1 muaj
e 11 ditë burgim. Pra ka vuajtur
më shumë se ¾ e dënimit, duke
plotësuar kështu edhe kriterin
tjetër të nenit 64 të Kodit Penal.
Nga vlerësimi i sjelljes për të
dënuarin (kërkuesin) të paraqitur
nga përfaqësuesi i burgut, rezulton
që i dënuari gjatë kohës së
vuajtjes së dënimit ka respektuar
me korrektësi rregulloren e institucionit,
nuk ka masa disiplinore.
Marrëdhëniet me personelin
civil e me uniformë të shërbimit
kanë qenë shumë të mira, po
ashtu edhe marrëdhëniet me
bashkëvuajtësit, kontaktet me
familjen kanë qenë të rregullta
dhe të vazhdueshme, ka qenë
pjesëmarrës aktiv në aktivitetet
kulturore, si edhe ishte i punësuar
në organikën e punës. Sipas
vendimit të gjykatës, kërkuesi
Mulleti ka përfi tuar leje shpërblyese
disa herë për zbatim me
korrektesë të rregullores. Gjykata,
duke iu referuar faktit që i dënuari
jeton bashkë me prindërit,
gruan, djalin e tij të mitur dhe
familjen e vëllait të tij, ku nëna
e tij është në gjendje të rënduar
shëndetësore, përbëjnë arsye të
veçanta që kërkuesi të përfi tojë
lirinë me kusht.
Shërbimi i Provës
Shërbimi i Provës vlerëson
personalitetin e të dënuarit, me
qëllim qartësimin e nevojave
lidhur me mungesat fi zike, afektive
ose shoqërore, vullnetit të të
dënuarit për punë dhe aftësitë
e tij profesionale, të cilat kanë
penguar zhvillimin e një jete
shoqërore normale të tij. Shërbimi
bazuar në këtë vlerësim,
si dhe në të dhënat personale,
familjare e shoqërore, masën e
dënimit, ndërton programin individual
të trajtimit të të dënuarit
në përputhje me dënimin alternativ
përkatës. Ky program duhet
të miratohet nga drejtori i zyrës
përkatëse vendore. Shërbimi i
Provës siguron që në veprimtaritë
e tij të mos ketë diskriminim mbi
bazën e racës, ngjyrës, gjinisë,
lindjes, gjuhës, kombësisë, etnisë
apo origjinës sociale, mendimeve
politike apo të tjera, fesë,
kushteve fizike ose mendore,
statusit ekonomik apo çdo statusi
tjetër. Gjatë veprimtarisë së tij
respekton dinjitetin e personit
nën hetim, të pandehurit dhe të
të dënuarit. Në veprimtarinë e
tij, Shërbimi i Provës përpiqet të
zhvillojë ndjenjën e përgjegjësisë
së të dënuarit ndaj komunitetit
e viktimës, si dhe të mbështesë
e inkurajojë riintegrimin social
të të dënuarit nëpërmjet një
qëndrimi korrekt ndaj punës,
shtetit ligjor dhe rregullave të
ndërveprimit social. Në nenin
24 të rregullores së Shërbimit të
Provës janë të detajuara kontakti i
parë i të dënuarit me Shërbimin e
Provës. Zyra vendore kompetente
vendos kontaktin e parë me të
dënuarin brenda pesë ditëve
nga dita që merr njoftimin për
urdhrin e ekzekutimit të prokurorit
për vendimin penal gjyqësor
që ka caktuar dënimin alternativ.
Pas njoftimit të urdhrit të ekzekutimit,
drejtori i zyrës vendore të
Shërbimit të Provës cakton një
ose dy punonjës të Shërbimit të
Provës për të vendosur kontaktin
e parë me të dënuarin dhe
për të mbikëqyrur zbatimin e
dënimit alternativ. Punonjësi i
caktuar për mbikëqyrjen njofton
të dënuarin për datën e kontaktit
të parë. Në njoftim tregohet
vendi, data, ora e kontaktit,
si edhe numri i telefonit dhe
adresa e Shërbimit të Provës. Ky
njoftim kryhet me mjete teknike
të përshtatshme, që garantojnë
njoftimin, si: telefoni, telegrafi,
telegrami, faksi apo posta elektronike.
Ky njoftim ka vlerë kur i
dënuari konfirmon marrjen e tij.
Kur i dënuari është i mitur, punonjësi
i caktuar me mbikëqyrjen
njofton edhe mbrojtësin e
të dënuarit, me qëllim dhënien
e informacionit për vendndodhjen
e zyrës vendore të
Shërbimit të Provës, numrin e
telefonit dhe emrin e punonjësit
të Shërbimit të Provës të ngarkuar
me çështjen. Shërbimi i Provës
informon të dënuarin edhe për
detyrimin e tij për të respektuar
rregullat e mirësjelljes.
Paradite në punë,
pasdite në burg
Dënimet alternative kanë
zëvendësuar në raste të caktuara
dënimin me burg. Jo thjesht
për shkak të një mbipopullimi
që tashmë është bërë problemi
kryesor i sistemit të burgjeve
shqiptare, por edhe për të bërë
të mundur një sistem më efi kas
të riedukimit të personave që
kryejnë vepra penale. Qeveria
ka miratuar një ligj për aplikimin
e disa dënimeve, të cilat
po zëvendësojnë formën e burgimit
kryesisht për personat me
dënime të ulëta, pa rrezikshmëri
shoqërore dhe duke u bazuar në
disa kushte që do të përcaktohen
nga gjykata. Dënimet alternative
konsiderohen si një institut i
rëndësishëm i së drejtës penale
dhe janë pasqyruar në Kodin Penal
ekzistues të miratuar në fi llim
të vitit 1995. Në Kreun VII - "Alternativat
e dënimit me burgim",
ekzistojnë 8 nene, të cilat parashikojnë
alternativat e dënimit
me burgim. Por, nga statistikat
zyrtare ka rezultuar se vetëm një
apo dy dispozita përdoren nga
gjykata, ndërsa të tjerat ose janë
zbatuar shumë rrallë ose aspak.
Kështu, në vitin 2003, neni 59, i
cili bën fjalë për atë që në gjuhën
e përditshme njihet si "dënimi me
kusht", është zbatuar nga gjykata
për 796 shkelës të ligjit, në vitin
2004 për 1300 persona dhe për
vitin 2005 për 1102 persona.

Si do të realizohet mbikëqyrja
e të dënuarve në gjysmëliri

Shërbimi i Provës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve,
me urdhër të përbashkët përcaktojnë institucionin
e ekzekutimit të vendimeve penale ku do të vendoset i
dënuari në gjysmëliri. Në këtë përcaktim, mbahen parasysh
shkaku për të cilin gjykata ka caktuar masën alternative të
gjysmëlirisë dhe vendin ku duhet të përmbushë detyrimet
personale jashtë burgut. Shërbimi i Provës harton dhe
zhvillon një program ditor individual për ekzekutimin e
dënimit me gjysmëliri, në përputhje me nenin 28 të kësaj
rregulloreje. Ky program përmban detyrimet e të dënuarit
gjatë kohës që ndodhet jashtë institucionit të ekzekutimit
të vendimeve penale, duke përcaktuar kushtet. Ato janë:
oraret e hyrjes dhe daljes në institucionin e ekzekutimit të
vendimeve penale; personat me të cilët i dënuari lejohet
ose ndalohet të mbajë kontakte gjatë kohës së qëndrimit
jashtë institucionit; ambientet e lejuara dhe ato të ndaluara
për frekuentim dhe kushte të tjera.

Përcaktimi i llojit
dhe vendit të punës
Neni 63
Kur gjykata ka caktuar ndaj të dënuarit masën
alternative të parashikuar nga neni 63 i Kodit
Penal, në favor të interesit publik, Shërbimi i Provës
vendos llojin e punës që do të kryhet, vendin ku do
të kryhet, ditët e javës. Në marrjen e këtij vendimi,
Shërbimi i Provës vlerëson llojin e veprës penale të
kryer, treguesit personalë të të dënuarit, si arsimi,
mosha, gjendja shëndetësore, aftësitë profesionale,
përvojën e mëparshme të tij dhe kushte të tjera
sociale apo familjare të të dënuarit. Shërbimi i Provës
në caktimin e vendit ku do të kryhet puna me interes
publik merr në konsideratë vendbanimin e të dënuarit.
Kur brenda territorit të vendbanimit të të dënuarit nuk
ka një institucion të përshtatshëm, Shërbimi i Provës
cakton një institucion tjetër të së njëjtës natyrë, i cili
ndodhet në rrethin më të afërt me vendbanimin e të
dënuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›