Prokuroria, "sherr" me Dajtin për avokatin
Prokuroria dhe Dritan Dajti
ende nuk kanë gjetur një
zgjidhje për mbrojtjen ligjore
të tij, megjithëse kanë kaluar
17 ditë nga ngjarja e rëndë,
ku në qytetin e Durrësit u ekzekutuan
katër punonjës policie.
"Protagonisti" kryesor në masakrën
e 7 gushtit ka refuzuar të
gjitha thirrjet e prokurorisë për
përcaktimin e mbrojtësit ligjor,
i cili do të asistonte në marrjen
në pyetje. Fillimisht Dritan Dajti
ka kërkuar të mbrohet nga avokati
Ardian Leka, por ky i fundit
ndodhej jashtë Shqipërisë,
ndërsa do të deklaronte se nuk
ka marrë ndonjë prokurë nga i
pandehuri. Më pas, prokuroria
i caktoi kryesisht Dajtit avokatin
Remzi Ponari. Vetë Dajti, edhe
pse ka pranuar që gjykata gjatë
seancës gjyqësore të vleftësimit
të arrestit dhe caktimit të masës
së sigurisë t‘i caktojë kryesisht
avokatin Remzi Ponari si përfaqësues
ligjor të interesave
të tij, ai nuk e ka pranuar që
të asistojë në marrjen e tij në
pyetje nga prokuroria. Disa ditë
më parë, në zyrat e prokurorisë
u paraqit me një prokurorë
avokati Arben Qeleshi. Avokati
pranoi se është kontaktuar
nga familjarët e Dajtit dhe ka
pranuar ta marrë në mbrojtje.
Qeleshi do të mbrojë dhe kunatin
e Dajtit, Erges Xhaxhin, i
cili u prangos ditën e masakrës,
pasi drejtonte makinën luksoze
të të shumëkërkuarit. Pikërisht
ky fakt ka bërë që prokuroria të
refuzojë avokatin Qeleshi për të
mbrojtur Dajtin. Sipas prokurorisë,
Dajti e Xhaxhi akuzohen
për episode të ndryshme gjatë
masakrës së Durrësit dhe nuk
mund të mbrohen nga i njëjti
avokat. Gjithashtu, prokurorët
deklarojnë se Xhaxhi ka pran-
uar të flasë, duke treguar mjaft
episode nga ngjarja e rëndë,
megjithëse në fund nuk ka
pranuar të flasë. E gjitha kjo për
prokurorinë është një "lojë" e
Dajtit, që të shtyjë sa më shumë
marrjen në pyetje dhe të zvarrisë
hetimet.
Disa ditë më parë, Dritan
Dajti, i shtruar në njërën nga
dhomat e katit të dytë të Spitalit
të Burgut, ku po mjekohet
për plumbat e marrë në trup,
refuzoi të merrej në pyetje
nga Prokuroria e Krimeve të
Rënda, duke kërkuar avokatin
e tij të dikurshëm, Ardian Leka.
Menjëherë pas ngjarjes dhe
pasi është stabilizuar gjendja e
tij shëndetësore, hetuesit dhe
prokurorët e çështjes kanë
shkuar në Spitalin e Burgut, ku
ndodhet i shtruar i arrestuari
Dritan Dajti, për ta marrë në
pyetje. Por, në momentin që i
është komunikuar rregulli ligjor,
që ka të drejtë të mos përgjigjet
pa praninë e avokatit, Dajti
ka shfrytëzuar më së miri këtë
mundësi që ia jep ligji, duke
u shprehur se "nuk dua të flas
dhe as të pyetem pa praninë e
avokatit Ardian Leka". Pas kësaj
kërkese të Dajtit, prokurorët e
çështjes, Ardian Nezha e Eugen
Beçi, duke tentuar të zbardhin
sa më shpejt ngjarjen dhe versionin
e të dyshuarit kryesor
të vrasjes së katër agjentëve të
policisë, kanë kontaktuar me
avokatin Leka, i cili i ka vënë në
dijeni hetuesit se ndodhet me
pushime. "Unë nuk jam ftuar
apo njoftuar ende nga familjarët
e ish-klientit tim, Dritan Dajti.
Në rast se do kontaktohem prej
tyre, do të shoh ç‘mund të bëj,
por për momentin ndodhem me
pushime jashtë Tiranës", mësohet
t‘u ketë thënë zyrtarëve
të prokurorisë avokati Ardian
Leka. Mospranimi i marrjes në
pyetje nga vetë Dritan Dajti dhe
Ergest Xhaxhi ka bërë që prokurorët
e çështjes të mbesin pa
versionin zyrtar të dy të arrestuarve
mbi mesditën e së premtes
më 7 gusht 2009 në Durrës.
ende nuk kanë gjetur një
zgjidhje për mbrojtjen ligjore
të tij, megjithëse kanë kaluar
17 ditë nga ngjarja e rëndë,
ku në qytetin e Durrësit u ekzekutuan
katër punonjës policie.
"Protagonisti" kryesor në masakrën
e 7 gushtit ka refuzuar të
gjitha thirrjet e prokurorisë për
përcaktimin e mbrojtësit ligjor,
i cili do të asistonte në marrjen
në pyetje. Fillimisht Dritan Dajti
ka kërkuar të mbrohet nga avokati
Ardian Leka, por ky i fundit
ndodhej jashtë Shqipërisë,
ndërsa do të deklaronte se nuk
ka marrë ndonjë prokurë nga i
pandehuri. Më pas, prokuroria
i caktoi kryesisht Dajtit avokatin
Remzi Ponari. Vetë Dajti, edhe
pse ka pranuar që gjykata gjatë
seancës gjyqësore të vleftësimit
të arrestit dhe caktimit të masës
së sigurisë t‘i caktojë kryesisht
avokatin Remzi Ponari si përfaqësues
ligjor të interesave
të tij, ai nuk e ka pranuar që
të asistojë në marrjen e tij në
pyetje nga prokuroria. Disa ditë
më parë, në zyrat e prokurorisë
u paraqit me një prokurorë
avokati Arben Qeleshi. Avokati
pranoi se është kontaktuar
nga familjarët e Dajtit dhe ka
pranuar ta marrë në mbrojtje.
Qeleshi do të mbrojë dhe kunatin
e Dajtit, Erges Xhaxhin, i
cili u prangos ditën e masakrës,
pasi drejtonte makinën luksoze
të të shumëkërkuarit. Pikërisht
ky fakt ka bërë që prokuroria të
refuzojë avokatin Qeleshi për të
mbrojtur Dajtin. Sipas prokurorisë,
Dajti e Xhaxhi akuzohen
për episode të ndryshme gjatë
masakrës së Durrësit dhe nuk
mund të mbrohen nga i njëjti
avokat. Gjithashtu, prokurorët
deklarojnë se Xhaxhi ka pran-
uar të flasë, duke treguar mjaft
episode nga ngjarja e rëndë,
megjithëse në fund nuk ka
pranuar të flasë. E gjitha kjo për
prokurorinë është një "lojë" e
Dajtit, që të shtyjë sa më shumë
marrjen në pyetje dhe të zvarrisë
hetimet.
Disa ditë më parë, Dritan
Dajti, i shtruar në njërën nga
dhomat e katit të dytë të Spitalit
të Burgut, ku po mjekohet
për plumbat e marrë në trup,
refuzoi të merrej në pyetje
nga Prokuroria e Krimeve të
Rënda, duke kërkuar avokatin
e tij të dikurshëm, Ardian Leka.
Menjëherë pas ngjarjes dhe
pasi është stabilizuar gjendja e
tij shëndetësore, hetuesit dhe
prokurorët e çështjes kanë
shkuar në Spitalin e Burgut, ku
ndodhet i shtruar i arrestuari
Dritan Dajti, për ta marrë në
pyetje. Por, në momentin që i
është komunikuar rregulli ligjor,
që ka të drejtë të mos përgjigjet
pa praninë e avokatit, Dajti
ka shfrytëzuar më së miri këtë
mundësi që ia jep ligji, duke
u shprehur se "nuk dua të flas
dhe as të pyetem pa praninë e
avokatit Ardian Leka". Pas kësaj
kërkese të Dajtit, prokurorët e
çështjes, Ardian Nezha e Eugen
Beçi, duke tentuar të zbardhin
sa më shpejt ngjarjen dhe versionin
e të dyshuarit kryesor
të vrasjes së katër agjentëve të
policisë, kanë kontaktuar me
avokatin Leka, i cili i ka vënë në
dijeni hetuesit se ndodhet me
pushime. "Unë nuk jam ftuar
apo njoftuar ende nga familjarët
e ish-klientit tim, Dritan Dajti.
Në rast se do kontaktohem prej
tyre, do të shoh ç‘mund të bëj,
por për momentin ndodhem me
pushime jashtë Tiranës", mësohet
t‘u ketë thënë zyrtarëve
të prokurorisë avokati Ardian
Leka. Mospranimi i marrjes në
pyetje nga vetë Dritan Dajti dhe
Ergest Xhaxhi ka bërë që prokurorët
e çështjes të mbesin pa
versionin zyrtar të dy të arrestuarve
mbi mesditën e së premtes
më 7 gusht 2009 në Durrës.