E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush jeton në veri e ka trurin më të madh

Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga Universiteti i Oksfordit. Ata kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë në veri e kanë trurin më të madh se ata që jetojnë në jug. Madje sa më në veri të shkosh, aq më i madh edhe truri.

Ata kanë marrë në studim kafka nga disa vende të botës, në Britani, Kinë, në Afrikë dhe në ishujt e Paqësorit.

Ata që jetojnë në Skandinavi e kanë trurin më të madh, kurse ata të ishujve të Paqësorit më të vogël.

Po përpara se ju që jetoni në veri të gëzoheni, prisni arsyetimin e shkencëtarëve pse truri i tyre është më ma i madh: thjesht për shkak se i duhet që të shohë më qartë në ato lartësi. Aty drita është më e pakët, ndaj truri është më i madh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›