E Diel, 1 Nëntor 2026

Majorka: 1500 euro gjobë kush bën urinën në plazh

Kush kërkon të shkojë në Majorka, duhet të matet mirë. Rregullat e reja të vendosura në një nga vendet më të vizituar në Europë, kanë zemëruar ndjeshëm turistët perëndimorë. Majorka ka vendosur një nga rregullat më të rrepta për ndalimin e duhanit. Nëse kapesh në restorant duke e bërë një gjë të tillë, rrezikon deri 600 mijë euro gjobë.

Kush urinon në plazh, në ujë apo në rërë, dënohet me 1500 euro.

Kush shet mallra në plazh, dënohet me 750 euro.

Kush luan një instrument muzikor në plazh dënohet me 300 euro. Kaq dënohet edhe ai që nxjerr qenin për të urinuar në plazh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›