Titaniku italian, kapiteni ia mbathi i pari kur anija po mbytej
I
tali U krahasua me mbytjen e Titanikut ajo e anijes turistike Costa Concordia, e cila u aksidentua natën e të premtes në afërsi të brigjeve të Toscanes. Siç kemi mësuar nga historia e Titanikut të famshëm, kapiteni i saj u mbyt bashkë me anijen, pasi kishte evakuuar maksimumin e pasagjerëve që i lejonte taknologjia e shpëtimit. Por kapiteni i anijes italiane ia mbathi nga trageti kur pasagjerët ishin ende në panik dhe operacionet e shpëtimin vazhdonin. Sipas prokurorisë, kapiteni 52 vjeçar i anijes, Francesco Schettino e oficeri i pare ne sallen e komandes Ciro Ambrosio kërkohen tani me akuzen e vrasjeve pa paramendim, mbytje dhe braktisje të anijes në kohën që një numër i madh pasagjeresh ende nuk ishin shpëtuar. Dukte se kapiteni është larguar nga anija që në orën 11 të natës, ndërsa operacionet e evakuimit kane vazhduar deri në orën gjashtë të mëngjesit.
Megjithatë ngjashmëria me Titanikun lidhet me një pikë. Viktimat e para të anijes së famshme të historisë ishin skllevërit që punonin në hangarët e qymyrit duke furnizuar motorrët e anijes me lëndë djegëse. Edhe në rastin e Costa Concordia janë sërish skllevërit që punonin nëpër lavanderi dhe hambarët e anijes ata që kanë mbetur të zhdukur në barkun e tragetit gjysmë të mbytur. Sipas policisë që vazhdon kërkimet, janë të paktën 38 persona që rezultojnë të zhdukur. Kompanija e lundrimit ka dhënë listën e kombësive të pasagjerëve e mes tyre rezultojnë edhe dy shtetas shqiptare. Ka shume mundësi qe ata të jenë mes pasagjerëve që kanë dalë në kohe nga anija, sepse shumica e personave që rezultojnë të zhdukur janë anëtarë të ekuipazhit, kryesisht kinezë dhe filipinas qe duket se ndodheshin në zonat e shërbimit si lavanderia.
E, ndërsa nuk ka ende një version zyrtar për mbytjen e anijes, kanë nisur spekullimet supersticioze. Njerëzit e detit kujtojne se anija ishte nisur ditën e premten me 13 janar, datë që konsiderohet ters. E kujtohet se kur ajo eshte inauguruar, shishja tradicionale e shampanjes qe perplaset ne bord për të sjellë mbaresi nuk është thyer
Shkrime të tjera me interes:
- Ndotja në Zelandë të Re, arrestohet kapiteni i anijes Autoritetet neozelandeze kanë arrestuar kapitenin e anijes që u përplas...
- Ndotja në Zelandën e Re, nxirret nafta nga anija Zelandë e Re- Ekipet e shpëtimit kanë mundur që të...
- Zelandë e Re, anija “Rena” ende mes shkëmbinjve Zelandë e Re- Anija “Rena” vazhdon që të qëndrojë e...