Hapen kutite e Lezhes, vertetohen manipulimet Rozeta Rapushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numeroi dje te gjitha votat ne 10 kutite e Qarkut te Lezhes, te kerkuara nga Partia Demokratike per rinumerim dhe rivleresim te tyre, duke pretenduar se ka me shume vota ne favor te saj dhe se eshte nderhyre ne rezultat. Por pas pese oresh numerim, Komisioni me i larte zgjedhor, nuk mundi te perllogarise rezultatin e tyre dhe te vendose nese ndryshon apo jo mandati i deputeteve ne kete qark. Por vertetoi nga hapja dhe rinumerimi i votave, parregullsite e shumta dhe shkeljet e manipulimet e bera ne keto qendra. Hapja nje e nga nje e kutive te votimit, shkaktoi jo pak debate ne komision per shkak te mosperputhjes se shifrave dhe parregullsive te shumta. Vetem nga nje kuti votimi, ajo me numer 0762, nga rinumerimi i KQZ-se, rezultoi se Partia Socialiste kishte marre 139 vota dhe ne tabelen e rezultateve ishte shenuar 239, ndersa Partia Demokratike e cila rezultoi nga rinumerimi ne KQZ se kishte 137, ne tabelen e rezultateve ishte shenuar 37. “Ketu konstatojme edhe nje tjeter manipulim ne qendren e votimit 0764 qe eshte skandaloz. PD rezulton ketu me 139 vota, ndersa ne tabelen e manipuluar eshte shenuar 239, ndersa PD ne tabelen tone me 137 vota dhe ne tabelen e dorezuar dhe te manipuluara rruges nga 137 eshte shenuar 37. Pra 200 vota kryetare ne favor te PS”, - denoncoi perfaqesuesi i PD-se ne komision, Njazi Kosovrasti. Perballe kesaj situate, perfaqesuesi i PS-se ne komision, Genci Gjoncaj kerkoi qe me mire te kete pavlefshmeri te zgjedhjeve per keto qendra. “Nese ka gjera te cilat do te duhen te shikohen me kujdes, jane diferencat mis materialit te mbyllur ne kuti dhe ne procesverbaleve. Per keto ne kerkojme ceshtje te pavlefshmerise. Erdhen te manipuluara me dakordesine e te gjithe anetareve, nese dikush ka shkelur ligjim, duhet te pergjigjet. Tabelat e firmosura kane ardhur dhe nga perfaqesuesit e PD”, - replikoi Gjoncaj, duke kerkuar keshtu te kete pavlefshmeri per keto zona. Pas ketyre problemeve te konstatuara, KQZ ne mbledhjen e paradites se sotme, do te vendose nese do te perllogarise ndarjen e mandateve sipas rezultatit te rinumerimit, apo do te vendose per pavlefshmeri per 10 qendrat e votimit ne Lezhe.
PARREGULLSITE
Vetem nga rinumerimi i kutise 0762 nga KQZ, rezultoi se Partia Socialiste kishte marre 139 vota dhe ne tabelen e rezultateve ishte shenuar 239, ndersa Partia Demokratike e cila rezultoi nga rinumerimi ne KQZ se kishte 137, ne tabelen e rezultateve ishte shenuar 37. PD e quajti si skandaloz nje manipulim te tille. Ndersa PS kerkoi pavlefshmeri per shkak te problemeve te shumta nga komisioneret e dy kaheve politike.
Lezha, si ndryshuan mandatet ne KQZ
Vetem pak dite me pare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, permbysi rezultatin e zgjedhjeve te 23 qershorit, ne Qarkun e Lezhes per shkak te denoncimit dhe evidentimit te problemeve te shumta ne 10 qendra votimi. Ndryshe nga shifrat paraprake te bera publike, KQZ miratoi tabelen e rezultateve te zgjedhjeve te 23 qershorit per kete qark, duke u bazuar ne tabelat origjinale te 248 qendrave te votimit, ndersa per 10 qendrat e KZAZ-se 13, me tabela rezultatesh jo origjinale, rezultati u perpilua ne baze te te dhenave te sistemit elektronik te KQZ-se. Nga rezultati i ri i perllogaritur ne KQZ dhe i miratuar me kater votat e anetareve te pranishem, rezulton fitues me kater mandate deputetesh, koalicioni i djathte, Aleanca per Punesim, Mireqenie dhe Integrim (APMI) dhe zbret ne tre numri i mandateve te Aleances se majte per Shqiperine Evropiane (ASHE).