Kusherinjte e Berishes dy nga zyrtaret kyc qe ruajne kutite
Shume shqiptare kane pyetur veten keto dite te trazuara pas votimeve te 8 majit Ku ndodhen kutite e votimit dhe kush jane njerezit qe i ruajne Kutite ndodhen ne magazinat e Rezervave te Shtetit ne Lunder te Tiranes. Njeriu pergjegjes per to quhet
Zaim Metaliaj. Ai eshte magazinier i pergjithshem. Zaim Metaliaj nga Tropoja eshte djali i tezes se kryeministrit Sali Berisha. Ky eshte nje fakt qe e dine te gjithe njerezit qe
punojne tek Rezervat e Shtetit.
Zaimi eshte emeruar ne kete detyre pas vitit 2005. Juridikisht Rezervat e Shtetit jane ne vartesi te Ministrise se Brendshme por sipas ligjit Struktura dhe organika e Drejtorise se Pergjithshme te Rezervave Materiale te Shtetit... percaktohet me urdher te Kryeministrit me propozimin e ministrit. Pra per emerimin e nje personi ne strukturat kryesore te Rezervave te Shtetit duhet marre firma e kryeministrit te vendit.
Por Zaim Metaliaj nuk eshte i vetmi njeri i familjes te cilin kryeministri Sali Berisha e ka caktuar ne strukturen e zyrtareve qe kane pergjegjesi direkte per vendin ku mbahen kutite e votimit te 8 majit. Edhe vete zv/drejtori i Rezervave te Shtetit Ibrahim Berisha eshte kusheriri i kryeministrit. Nuk po flasim per kusheri te larget Ibrahimi Zeqir Berisha eshte djali i xhaxhait te kryeministrit.
Madje lidhja mes kryeministrit dhe xhaxhait te tij njihet si shume e forte. Ne Tropoje e dine te gjithe qe xhaxhai i kryeministrit te sotem pra babai i zotit Ibrahim eshte personi per te cilin kryeministri ka patur debulese te vecante sepse ishte ai qe e dergoi ne rrugen e shkollimit.
Nje udhetim tek kutite
Mesditen e djeshme ne vizituam magazinat ku mbahen fletet e votimit dhe njeriu i pare qe takuam ishte Bedriu. Bedriu ka pire pak kembet nuk e mbajne dhe flet cfare ti vije per mbare. shte nje prej rojeve te kompanise qe ka marre persiper te ruaje kutite e votimit. Magazinat e vjetra jane te rrethuar me tela. Ne nje kolibe ne hyrje thuajse dremisin dy roje te tjera te cilet kane per detyre te mos lene kembe njeriu te pautorizuar te kapercejne porten me hekura te vjetra te magazinave te rezervave te shtetit.
Rojet te thone se nen mbikeqyrjen se nen mbikeqyrjen e tyre jane magazinat ndersa kutite e votimit ruhen me polici private dhe asnje person i paautorizuar nuk mund te shkoje tek to. Asnje person i paautorizuar. Po te autorizuarit
fare ndodh me kutite e votimit
Menjehere pas perfundimit te procesit te votimit kutite e votimit me fletet dhe materialet e votimit dergohen ne vendin e numerimit te votave. Materialet e tjera te perdorura
gjate procesit te votimit i dorezohen KZAZ-se. Numeruesit numerojne votat dhe ne perfundim te procesit ato dergohen ne magazinat e Rezervave Materiale te Shtetit ne Lunder ku KQZ disponon dy magazina.
Nese KQZ do te kerkoje qe te rihape kutite sic edhe ka ndodhur kutite merren nga magazinat ne Lunder dhe futen ne nje nga ambientet e KQZ-se deri sa te filloje
ceshtja per shqyrtim. Transportimi i tyre realizohet me makina te KQZ-se qofshin automjete te vogla apo mikrobuse. Pas mbylljes se kutive kutite ridergohen ne Lunder
per tu ruajtur deri ne pastrimin e tyre per zgjedhjet e tjera.
Familja e kryeministrit Sali Berisha ne Tropoje
Rame Halil Berisha babai i Saliut ka pasur dy djem dhe nje vajze. Djali i madh Selim Berisha ka qene mesues dhe ka vdekur i ri rreth 50 vjec ne vitin 1988 nga zemra. Ne ate kohe dr. Berisha ishte nje nder kardiologet me te mire te vendit. Saliu ka nje moter
mbi 70 vjec e martuar ne Margegaj tani jetojne ne Tirane e quajtur Hajri Rame Osmanaj.
Si prinderit dhe motra kane qene analfabete te pashkolluar por sic e cekem me lart xhaxhai Zeqir Halili ka qene i mencur dhe ka shkolluar Saliun dhe Selimin. Bile sic thone te afermit e Sali Berishes per nga kembengulja ai perngjet me xhaxhane e tij. Sali Berisha eshte nip prej fisit te Gashit ne elaj ku akoma ndodhen disa nga te paret e prinderve te nenes se tij Sheqeres.
Nga pinjollet e familjes sot jane me dhjetera te shperndare brenda e jashte Shqiperise.
Babai i Saliut Rame Halili ka pasur nje vella e nje moter. Edhe nena e ish-kryebashkiakut te Tropojes Nuredin Ahmetaj eshte kusherire e kryeministrit. I te njejtit fis eshte edhe Miftar Berisha drejtor i filialit te Telekomit Bajram Curri. Ata jane
krenare per kryeministrin e sotem dhe mburren vazhdimisht me te.
Ahmet Xhema nje burre rreth te 75 vjeteve eshte njeriu me i aferm i Sali Berishes qe jeton aktualisht ne qytetin Bajram Curri. Ai asnjehere nuk mburret me Saliun por e sheh rralle neper rrugicat e qytetit te shoqeruar me shoket e tij pensioniste apo edhe me
rralle ne ndonje kafene duke gjerbur kafene e mengjesit.
Familja
Sali Berisha eshte femija i trete i Rame dhe Sheqere Berishes nga lagja Prifc fshati Vicidol Tropoje- Fshat. Sic shpjegojne pjesetare te fisit Berisha babai i Saliut ishte fshatar i varfer ndersa xhaxhai i tij Zeqir Halil Berisha ishte nje pleqnar i njohur.
Ky eshte njeriu qe eshte kujdesur per shkollimin e Sali Berishes nje gje shume e
rendesishme ne nje zone ku 90 ishin analfabete. Vetem nderhyrja e xhaxhait Zeqir Halili
ka bere qe dy djemte e shtepise Saliu dhe Selimi te ndjekin shkollen. Me kembengulje
Zeqiri ka ndjekur deri ne fund shkollimin e Sali Berishes. Te aferm te tij por edhe persona qe e njohin Sali Berishen qe nga koha kur ishin ne fakultet pohojne se kryeministri ka permendur shume here faktin qe ai eshte ne nje borxh te madh tek xhaxhai i cili e ka ndihmuar ne vitet e shkolles. Zeqiri ka lene djem e vajza dhe nje prej
tyre eshte Ibrahim Zeqir Berisha ushtarak. Ai punon ne Rezervat e Shtetit dhe merret pikerisht me kutite e votimit te 8 majit. Sipas ligjit organika e Rezervave te Shtetit caktohet nga kryeministri i vendit Sali Berisha.
E kane shkruar gabim..
Ndersa numerohej kutia numer 1760 KZAZ 47 ne procesverbalet e saj thuhej se kishte dy vota per kryebashkiakun. Ne fakt u gjend vetem nje vote. Kjo i perkiste kandidatit te PD-se Lulzim Basha ndersa vota tjeter e raportuar nuk ndodhej. PS kerkoi shpjegime por Ristani u pergjigj E kane shkruar gabim..
Kodet e ndryshuar
Ne kutine e votimit per kryetarin e njesise bashkiake te Qendres se Votimit 1800 duhej te rivleresoheshin 3 flete per kryetarin e Bashkise. Por u verejt se kodet e lexuara nga personeli i KQZ-se nuk perputheshin me kodet e mbylljes nga grupi i numerimit. Socialistet denoncuan faktin por Ristani mbylli debatin.
Fleta qe erdhi nga kutia tjeter
Rasti me flagrant qe provon direkt se ne kuti jane futur duart eshte ai qe ndodhi me date 18 maj me kutine e QV nr. 1797 te Njesise Nr. 4. Pas hapjes se kutise eshte gjetur nje flete votimi e kontestuar me vulat qe i perkisnin QV nr. 1801. Pra e nje qendre tjeter dhe qe nuk kishte asnje mundesi te gjendet ne ke kuti. Gjetja e nje flete votimi te vulosur nga Komisioni i nje Qendre Votimi ne nje kuti te nje qendre tjeter provon se manipulimi eshte kryer pas procesit te votimit duke nxjerre dhe futur votat nga njera kuti ne tjetren.
Mungojne fletet
Ne kutine e votimit me numer 1762/1 mungonin dy flete per kryetar nga tre qe duhej te numeroheshin. Perfaqesuesi i PSV 91 Idajet Beqiri pyet kreun e KQZ-se Arben Ristani se ku ndodhen fletet e munguara Pergjigjja qe vjen nga Ristani eshte Ta dija ta thosha...