E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimet cilet fitojne e cilet humbasin

Nje fushate e ethshme privatizimesh eshte shpallur si nje nder shtyllat kryesore te qeverisjes se Berishes. Pas nismes Shqiperia nje euro nisme e cila nuk u mor vesh as si u zbatua as cfare impakti pati ne ekonomine e vendit se fundmi kryeministri Berisha ka hedhur ne qarkullim idene e privatizimit te akseve kryesore rrugore ne vend sic eshte ai Rreshen-Kalimash Tirane-Durres apo Durres-Fier si dhe te disa Hidrocentraleve si Bistrica 1 dhe 2 HEC-et e Ulzes dhe Shkopetit.

Madje ne lidhje me keto te fundit ekzekutivi ka kaluar ne hapa konkrete duke miratuar aktet e para ligjore ne sherbim te shitjes duke i ndare fillimisht ne shoqeri te vecanta dhe me pas te shiten. E njejta gje ka ndodhur edhe me aksin Rreshen-Kalimash ku qeveria ka hyre ne negociata me IFC-ne per gjetjen e nje moduli te pershtatshem per dhenien e tij me koncesion te sherbimit te mirembajtjes.

Justifikimi eshte i njejte per te gjitha keto vepra Mirembajtja kushton shume dhe buxheti i shtetit nuk mund ta perballoje nje kosto te tille.
Por nje politike e tille se pari rrit koston per qytetaret te cilet edhe pse i kane ndertuar keto vepra me parate e tyre pas privatizimit do te duhet te paguajne me shume per te qarkulluar ne ato rruge e per te blere energji nga ato hidrocentrale.

Se dyti keto para nuk do te perdoren per te investuar e per te hapur vende pune po per te arnuar buxhetin e nje qeverie qe per shkak te shpenzimeve te tepruara paraelektorale e per shkak te kredive e borxheve te keqija te marra po i afrohet nje gjendje kritike.

Se treti privatizimi eshte i lidhur ngushte me proceset korruptive ashtu sic eshte deshmuar ne njezet vjetet e shkuara. Nderkohe qe justifikimi i privatizimit eshte korrupsioni ne ndermarrje publike vete procesi i privatizimit ngjall korrupsionin ne momentin kur jepet licenca apo kur shpallet fituesi i konkursit per privatizim apo per tender.

Te gjitha veprat ne fjale si ato te ndertuara ne njezet vjetet e fundit si ato te ndertuara gjate monizmit hidrocentralet dhe njesite industriale jane ndertuar me parate e buxhetit te shtetit pra me para te taksapaguesve. Per ndertimin e rrugeve dhe te infrastruktures madje jane marre dhe kredi e borxhe te medha nder te cilat bie ne sy superkredia prej 250 milione eurosh me interes tregtar e marre per te perfunduar aksin Rreshen - Kalimash perpara afatit te zgjedhjeve parlamentare te 2009.

Natyrisht interesat e huave dhe kredive te marra i shlyejne taksapaguesit pra populli shqiptar te cilit tani do ti duhet te paguaje dhe nje kosto shtese bileten per te kaluar ne keto rruge qe do ta vjele administruesi privat. Paraprakisht kosto vjetore e mirembajtjes se kesaj rruge perllogaritet te shkoje deri ne 50 milione euro. Pritet qe kompania fituese te vendose traret dhe te vjele takse per automjetet qe kalojne. Ne kete rast qytetaret do te paguajne dy here. Nje here nga xhepi yne i perbashket buxheti i shtetit dhe nje here duke shlyer detyrimet ndaj kompanise koncesionare.

E njejta gje mund te thuhet edhe per kater HEC-et qe po privatizohen. Ndertimi i tyre daton ne periudhen e komunizmit por gjate viteve te fundit ata jane rikonstruktuar me kredi te qeverise shqiptare dhe interesat e tyre vijojne te paguhen me para te buxhetit te shtetit. Per HEC-et e Bistrices pershembull qeveria shqiptare ka marre nje kredi rreth 33 milione euro 9 vjet me pare me qellim rehabilitimin e tyre si dhe te rrjetit te transmetimit.

Duhet thene qe per shkak te ketij investimi te dy keto HEC-e jane ne gjendje shume te mire pune dhe prodhojne rreth 150 milione kilovat/ore energji ne vit. Investimi eshte perfunduar dhe kredia tashme vijon te paguhet nga te ardhurat e vete HEC-eve. Pas privatizimit te ardhurat dhe fitimet nga keto njesi prodhuese te energjise do ti vjelin kompanite private nderkohe qe borxhin do te vijoje ta paguaje taksapaguesi shqiptar qe do te ngarkohet edhe me nje barre ne cmim sepse logjikisht privati do te rrise marzhin e gabimit.

Ky privatizim i aseteve strategjike i shtohet nje sere politikash te ndjekura ne njezet vjetet e fundit qe e kane zhveshur qytetarin shqiptar nga pronesia e perbashket dhe kane nxitur nje proces privatizimi shpeshhere korruptiv privatizim nga i cili me te fituarit jane qeveritaret ose klanet e tyre familjare dhe ekonomike.

Berisha Privatizim si ne Europe

Edhe pse ne Europe shume prej shteteve me te zhvilluara ruajne monopolet natyrore disa sektore te energjise e shpeshhere infrastrukturen ne pronesi te shtetit kryeministri Sali Berisha disa dite me pare deklaroi se Ne 4 vjecarin qe shkoi u ndertua vepra me e madhe publike ne historine e ketij vendi. Ne e ndertuam ate por Shqiperia nuk ka kapacitete publike per mirembajtjen e kesaj autostrade. Ministria e Puneve Publike dhe e Transportit ka kontraktuar me IFC per ta dhene sa me shpejt ne menaxhim privat autostraden Durres-Kukes-Morine.

Me kete fjali te shkurter Sali Berisha konfirmoi edhe nje here thelbin e ideologjise se vet politike neoliberalizmin apo besimin se gjithcka e perbashket eshte keqfunksionale dhe duhet privatizuar. Nderkohe kryeministri paralajmeroi se do te kaloje ne menaxhim te sektorit privat edhe akset e tjera rrugore ne Shqiperi shte jashtezakonisht e rendesishme qe ky proces te ece por une mendoj se duhet te konsiderohen ne kete aspekt edhe akse te tjera rrugore.

Sapo te perfundoje segmenti Shkembi i Kavajes - Rrogozhine atehere dhe autostrada Tirane -Fier Tirane- Durres te shqyrtohet te jepet per menaxhim. Keto jane vepra te medha. Drejtoria e pergjithshme e rrugeve nuk disponon kapacitetet njerezore dhe materiale per mirembajtjen e tyre. Mirembajtja e tyre eshte nje proces shume i nderlikuar. Vende te tjera te medha nder me te medhate e Evropes nuk marrin persiper mirembajtjen por ia japin kompanive te medha per ti mirembajtur.

Mirepo ne Europe ndermarrjet publike fitimprurese apo ato qe kane rendesi strategjike nuk rezultojne kudo te privatizuara sidomos ne shtetet me nivel te larte te mireqenies. Pershembull ne Gjermani transporti edhe pse administrohet e mirembahet nga korporata te mevetme si psh. Deutche Bahn keto korporata jane ne pjesen me te madhe ne pronesi te shtetit. Po keshtu edhe ne France Spanje apo ne vendet Skandinave.

Modeli i propozuar nga Berisha ne fakt eshte nje model i tejkaluar ekonomik i zbatuar kryesisht ne SHBA e Britani para krizes financiare globale sot edhe SHBA-ja eshte duke i rimarre nen kontroll asetet e veta. Gjithsesi tashme njihet dimensioni populist i argumentimit te kryeministrit tone te cilit ne fakt shume pak i intereson saktesia e shembujve qe merr.

Opinione

Albin Kurti

Pse ky privatizim na qenka i domosdoshem Pse duhet shitur ndermarrjet publike ose shoqerore Pse edhe atehere kur ato jane fitimprurese e te suksesshme Pse po e zhdukin te perbashketen e qytetareve Pse ky sulm mbi publikun dhe shoqerine mbi pasurite publike e shoqerore Pse duhet vazhduar me privatizimin perkunder mbetjes se mjeteve te deritanishme te privatizimit jashte vendit Pse pa i futur ato ne zhvillim njehere Pse duhet privatizuar pasuria pa e pasur njehere planin zhvillimor afatshkurter afatmesem e afatgjate Pse duhet privatizuar pa e regjistruar njehere tere pasurine tone tokesore e nentokesore pa e ditur paraprakisht se sa te pasur jemi saktesisht Pse duhet privatizuar perderisa nuk jemi sovrane dhe ne mungese te integritetit territorial Pse nuk ka kurrfare debatesh per keto privatizime Pse nuk parashihet referendumi gjithepopullor per pasurite kapitale 27 mars 2010 Ekspres

Blendi Kajsiu

Se fundi ideja qe privatizimi eliminon korrupsionin eshte nje cerek e vertete qe mbulon nje genjeshter te plote. Privatizimi mund te reduktoje korrupsionin e vogel sic eshte ryshfeti por ai prodhon nje korrupsion edhe me te madh sic eshte kapja e shtetit. Mjafton te kujtojme ketu se privatizimi i KESH u shoqeruar me rritje cmimi te energjise qe mbulohet nga konsumatori dhe nga shteti shqiptar. Pra shteti i varfer shqiptar sot subvencionon fitimin e CEZ duke ia shitur energjine me lire ketij operatori Mjafton te kujtojne ketu se firmat e telefonise celulare e kane rrjepur konsumatorin shqiptar ne menyre sistematike keto dhjete vitet e fundit nderkohe qe shteti shqiptar as nuk e ka pasur dhe as nuk e ka takatin ti kontrolloje dhe disiplinoje ato. 6 qershor 2011 Panorama

Arber Zaimi

Njezet vjet propagande nuk jane pak po te duash te shpjegosh shpresen qe ende ngjall nder njerez fjala privatizim. Mendohet gjeresisht qe permes ketij procesi te bekuar qe e merr pronen publike prej administruesit shteteror dhe ia jep atij privat do te shuhet korrupsioni do te hapen vende pune dhe do te lulezoje ekonomia. Mirepo nuk ka ndodhur keshtu ne tranzicionin tone te gjate e te pambarimte.
Ne fakt ka ndodhur e kunderta. Privatizimi i cdo ndermarrje dhe eleminimi i nderhyrjes se shtetit ne ekonomi ka sjelle degjenerimin e disa sektoreve strategjike te ekonomise ka sjelle rrudhjen e tregut te punes dhe renien e prodhimit ne nivele te mosekzistences. E gjitha kjo per shkak te besimit te verber tek dora e gjithefuqishme e tregut. Nderkohe shembujt nga bota e zhvilluar thone te kunderten. Edhe ne ekonomi me grade te larte te privatizimit sot politika aplikon praktikat e shtetit zhvillimor nje shtet qe e orienton ekonomine dhe nuk ka frike te nderhyje ne treg per te shmangur kriza si ajo qe po kalon globi.
Mirepo perfundimet teorike e praktike te mbeshtetura nga politikane te rangut boteror drejtues shtetesh domethenese ne planet e ne kontinentin tone apo nobeliste te ekonomise si Krugman Stiglitz Sen etj. nuk mjaftojne per te bindur qeveritarin shqiptar. Ai e do privatizimin sepse ai eshte qeveritar privat i nje shteti privat.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›