Mitingu nacionalist i Tocit, deshmon polici
Tepelene- Dy te dyshuarit si organizatore te tubimit nacionalist ne 2 qershor te ketij viti kunder prefektit Spiro Ksera dhe kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano, kane dale para trupit gjykues ne Shkallen e Pare Tepelene. Gjyqtari Shkelqim Mustafa pranoi kerkesen e prokurorit Perparim Nelaj qe te degjohej deshmia e inspektorit te zones per ngjarjen ne fshatin Toc, per te cilen akuzohen te rinjte Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili. Inspektori ka deshmuar se ishte vene ne dijeni per protesten e banoreve dhe i ka adresuar organizatoret per ne Komisariat per te marre leje. Por ne seance ka munguar ish-shefi i Komisariatit, aktualisht ne Peqin, qe te deshmonte per arsyet e refuzimit. Te rinjte e akuzuar deshmuan se protesta ishte paqesore dhe ne interes te integritetit te vendit. Seanca e radhes eshte lene me 14 janar te vitit 2009. Banoret e fshatit Toc akuzuan Kseren per pjesemarrjen ne festen greke ne Konice, kurse Bollanon per veprimet antishqiptare te viteve te fundit. Thirrjet e hedhura ne tubim kane qene; "Shqiperia eshte e shqiptareve", "Shqiperia nuk eshte Greqi". Te cilat sollen dhe ndalimin e dy te rinjve, per tubim dhe thirrje nacionaliste. Njeheresh pritet qe gjykimi te mos zgjase pertej limitit te percaktuar, pavaresisht se te rinte do te jene te detyruar te kalojne festat pa marre masen e denimit sipas ligjit. Blerim Kore