E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Piraeus Bank” edhe në fushën e sigurimeve

 

“Piraeus Bank”, tani është prezente edhe në fushën e sigurimeve. Ajo ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë “Victoria General Insurance Company S.A”, pjesë e kompanisë “Ergo International” në Greqi dhe anëtare grupit Gjerman “Group Munich Re” në fushën e sigurimeve, për implementimin e një bashkëpunimi ekskluziv 10-vjeçar në fushën e sigurimeve të përgjithshme. “Munich Re” është kompania lider në rang ndërkombëtar në fushën e sigurimeve, ndërsa krahu i saj Ergo kryeson tregun e kompanive të sigurimit në Gjermani. “Victoria General” ka drejtuar operacione të ndryshme biznesi në Greqi që prej vitit 1989, dhe fitimi i kësaj kompanie ka shënuar 72.2 milionë euro në vitin 2008. Të dyja palët kanë rënë dakord që “Piraeus Bank” do të jetë distributori i tyre në fushën e sigurimeve për dekadën e ardhshme nëpërmjet rrjetit të degëve të kësaj banke në Greqi, ku do të ofrohen produktet e “Victoria General Insurance Company S.A”, së bashku me menaxhimin dhe përmirësimin e këtyre produkteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›