E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushner: “Kemi marrë përgjegjësitë për njohjen e Kosovës”



Ministri i Jashtëm Francez Berndard Kushner në takimin e krerëve të Bashkimit Europian që u zhvillua në Avinjon të Francës u shpreh se ishin marrë përgjegjësitë për njohjen e Kosovës. Shefi i diplomacisë franceze u shpreh se Kosova vazhdon të mbetet një çështje e ndërlikuar, por Bashkimi Europian do ta shfrytëzojë përvorjen e shuarjes së konflikteve në Ballkan në zgjidhjen e krizës në Gjeorgji. Kushner deklaroi se Rusia ua kishte tërhequr vërejtjen vendeve europiane, se njohja e pavarësisë së Kosovës mund të zgjonte rreziqe të reja, por shtoi se “ne e kemi marrë përgjegjësinë për këtë gjë”. “Mendoj se nuk kemi mundur të vepronim ndryshe. Shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje në Abkhazi dhe në Osetinë Jugore që do të ishte një marrëveshje politike me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare”,- ka thënë Kushner, duke përsëritur qëndrimin se ekzistojnë dallime të mëdha në mes të rastit të Kosovës dhe atij të Gjeorgjisë. Si shembull këtu, ai permendi praninë e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, bisedimet e gjata për të arritur një marrëveshje politike si dhe refuzimin për miratimin e Pakos së Ahtisarit në OKB. Shefat e diplomacive të Bashkimit Europian të premten dhe të shtunën zhvilluan takimin dyditor për marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-ve, në prag të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

8 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›