E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushner në Kosovë, viziton komunitetin serb në Graçanicë

Shqiptarët dhe serbët duhet domosdoshëmrisht të dialogojnë për normalizimin e raporteve mes dy etnive në Kosovë. Këto ishin komentet e ministrit të Jashtëm të Francës,Bernard Kushner, gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, ku ka vizituar përfaqësues të komunitetit serb në Graçanicë.

"Kjo është një ide për dialog,domosdoshmëri për dialog,ndjenja e një dialogu.Dhe ky dialog bëhet për të larguar vështirësitë që kanë shqiptarët dhe serbët mes tyre", tha Bernard Kouchner, ministër i Punëve të Jashtme të Francës.

"Ne kemi diskutuar për atë që do të duhej të ishte prioritet e që ka të bëjë me fillimin e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve në territorin e Kosovës.Unë i kam bërë të ditur zotit Kushner,se populli është mbi politikanët,dhe si rrjedhojë e kësaj, kemi zvogëlim të numrit të konflikteve ndëretnike mes serbëve dhe shqiptarëve, mirëpo politikanët ende nuk ka gjetur guximin që të fillojnë të bisedojnë për normalizimin e jetës e cila para së gjithash është në funksion të njerëzve të thjeshtë", tha Rada Trajkovic, politikane serbe.

Vizita e shefit të diplomacisë franceze në Serbi dhe Kosovë,nga opinioni i gjerë publik po komentohet si një tendencë e bashkësisë ndërkombëtare për fillimin e negociatave të reja mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare në lidhje me veriun e vendit.

Shkëlzen Osmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›