Një prift grek kërkon eshtrat e ushtareve në Pogradec
POGRADEC- Një prift grek ka mbërritur dje në qytetin e Pogradecit, në kërkim të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke. Gazeta Shqiptare shkruan sot në kryeartikullin e saj me titull “Një prift grek kërkon eshtra në Pogradec” se prifti ka kontaktuar me Siri Merkon, një dëshmitar okular, i cili ka bërë zhvarrimin e 150 ushtarëve grekë dhe më pas, së bashku me disa shokë të tjerë i kanë rivarrosur ata ne 1976. Ushtarët grekë prehen në kodrën e gështenjave, pak metra më poshtë depos së ujit në periferi të qytetit të Pogradecit.
Siri Merko ka thënë për “Gazetën Shqiptare” se, ai ka qenë në liqen duke gjuajtur peshk kur ka mbërritur një prift grek, i cili është prezantuar si Janis Llazaros. Ai i ka thënë pogradecarit se donte informacion të hollësishëm për vendvendosjen e ushtarëve grekë të vrarë në qytetin e Pogradecit gjatë konfliktit të armatosur në vitin 1940, midis Italisë dhe Greqisë, zhvilluar në territorin e rrethit të Pogradecit.
Më tutje prifti grek i ka thënë 61- vjeçarit Siri Merko, se informacionin për të si dëshmitar i kësaj ngjarjeje e kishte siguruar nëpërmjet një mjeku pediatër nga qyteti i Pogradecit, i cili punon edhe në klinikat greke në Selanik.
Siri Merko ka thënë për Gazetën se i ka treguar priftit grek Llazaros të gjitha hollësirat dhe i ka treguar edhe vendin në varreza, ku ndodhen ushtarët e vrarë grekë në vjeshtën e vitit 1940, në kalanë e qytetit të Pogradecit, gjatë përplasjes së tyre me ushtrinë italiane. Me pas rivarrimin e tyre ne 1976 ne në kodrën e gështenjave, poshtë depos së ujit.
Tirana dhe Athina kanë nënshkruar në nëntor të vitit 2008 një marrëveshje për çështjen e shumëpërfolur të varrezave të ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin shqiptar. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, do të ketë dy memorialë nderimi: një në Gjirokastër dhe një në Këlcyrë, edhe pse Greqia me insistim kërkonte katër të tilla, njëra nga të cilat duhej të ndërtohej në Korçë. Negociatat u mbyllën në datën 19 nëntor 2008 në Ministrinë e Jashtme shqiptare, ku të dyja palët firmosën një marrëveshje në nivel ekspertësh, e cila parashikon që ushtarët grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë luftimeve me armatën e Musolinit, duhet të varrosen në memorialët përkatës në Gjirokastër dhe Këlcyrë.Kisha greke është përfshirë aktivisht duke u bërë promotore e gjetjes së eshtrave dhe ndërtimit të varrezave greke në territorin e jugut të vendit.
(Në “Gazeta Shqiptare” do të lexoni sot rrëfimin e plote te dëshmitarit Siri Merko për zhvarrimin e 150 ushtarëve grekë )