Unaza e madhe e Tiranes, nis puna në qershor
TIRANE- Nisja e punes per projektin madhor te Unazes se madhe ne Tirane është shumë afër. Kjo gjë është bërë e ditur nga Bashkia e Tiranës, e cila ka theksuar se ka përfunduar projekti i segmentit të dytë të Unazës së madhe në çdo detaj, dhe se ata janë gati të nisin nga puna në terren për këtë segment. Sipas burimeve pranë Bashkisë, qe i referohet Gazeta Shqiptare nëse nga ana e qeverisë nuk do të ketë asnjë lloj pengese, puna për këtë projekt mund të nisë pas katër muajsh, pra në qershor të këtij viti.
Projekti
Bashkia e Tiranës, me fondet e saj ka përfunduar tashmë projektin për ndërtimin e Unazës së madhe, segmenti jugor që nis nga rruga e Kavajës, tek Shkolla Teknologjike dhe përfundon në rrugën e Elbasanit. Kjo pjesë e Unazës së madhe ka një gjatësi prej 5.228 kilometra dhe është projektuar të kalojë në zonën e Selitës, pranë kopshtit Botanik dhe Zoologjik, në kodrat mbrapa Parkut të Madh të Tiranës, në kodrat e Saukut dhe lidhet me rrugën e Elbasanit pranë Akademisë së Rendit Publik. Në pjesën e parë të saj, në zonën e Selitës deri tek Parku i Madh, rruga përshkon një zonë urbane me dendësi ndërtimesh, të cilat kryesisht janë të ulëta dhe në një zonë me mungesa në infrastrukturën nëntokësore. Pjesa tjetër e Unazës së madhe kalon në zonën kodrinore mbi kodrat e Liqenit Artificial dhe kodrat e Saukut, e cila është një zonë jo urbane, kryesisht e lirë nga ndërtimet, ose me ndërtime individuale të paurbanizuara. Nga studimet e kryera, rruga e re parashikohet që të përballojë një trafik me mbi 20 mijë makina në ditë që në momentin e parë të funksionimit të saj, dhe duke llogaritur rritjen e vazhdueshme të trafikut, kjo rrugë parashikohet që në vitin 2015 të përballojë një trafik prej 38 mijë makinash në ditë. Financuesja e këtij projekti është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila pak muaj më parë ka firmosur edhe mbështetjen për dhënien e kredisë prej 20 milionë eurosh për këtë segment, me Bashkinë e Tiranës. Krahas projektit të rrugës, Njësia e Menaxhimit të Projekteve pranë Bashkisë së Tiranës ka përgatitur edhe "Planin e veprimit për rivendosjen dhe sistemimin e personave që preken nga ndërtimi i Unazës së madhe". Studimi i kryer ka përcaktuar sipërfaqen e tokës me pronarë dhe numrin e banesave të ndërtuara me leje që preken nga rruga, për prishjen e të cilave banorët duhet të shpronësohen nga qeveria. Procesi do të përfshijë shpronësimin e tokës bujqësore, të banesave rezidenciale, të bizneseve, etj. Sipërfaqja e tokës bujqësore që do të shpronësohet është afërsisht 20 ha, sipërfaqja e banesave rezidenciale afërsisht 1,689 m2, numri i bizneseve 17, etj. I gjithë dokumentacioni teknik për këtë projekt të rëndësishëm të infrastrukturës së kryeqytetit tashmë është gati edhe në strukturat e Bashkisë. Nëse nuk do të kenë pengesa nga procedurat që nuk lidhen drejtpërdrejt me to, siç janë shpronësimet, mund të fillojnë punën në terren brenda katër muajsh.
Konfliktet midis pushtetit qendror dhe atij lokal për këtë projekt kanë qenë të shumta. Shpesh herë qeveria ka akuzuar bashkisë se nuk ka kredibilitet për të marrë kredi të lartë për një projekt si ai i Unazës së madhe, ndërkohë kanë deklaruar se ata janë gati të nisin punën në çdo moment.
(GSH/ ermelinda Hoxha/BalkanWeb)