E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve në Kosovë, Kushner ironizon akuzat

Gjatë vizitës së shefit të diplomacisë franceze, Bernar Kushner në Graçanicë u shënua një incident i rëndë pas vizitës që ai i bëri poliklinikës së kësaj komuna të banuar me shumicë serbe. I pyetur nga gazetari serb i “Zërit të Amerikës” Budimir Niçiq se a ishte përfshirë ai në trafikun e organeve në rastin “Shtëpia e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, shefi i diplomacisë franceze fillimisht qeshi, e më pas reagoi ashpër:

"Shkëmbejmë organe? A jeni Ju i sëmurë? Ju mendoni se jam i tillë! Mos besoni për gjithçka çfarë thuhet! Dmth. Rada dhe Unë kemi vjedhur kufoma dhe organe!Nuk jam kaq i mjerë", reagoi Kushner.

Më pas u pyet se cili ishte qëndrimi i tij në rastin “Shtëpia e Verdhë” në Burrel, ku sipas dëshmitarëve serbë, u janë marr organet serbëve të rrëmbyer, Kushner u shprehë Shtëpia? çfarë është kjo “Shtëpia e verdhë”? Pse “e verdhë”? Në Shqipëri. Zotëri, ju duhet një kontroll mjekësor. E, kjo tani është e tepërt. Po a mendoni ju se Ne do të shkëmbenim organe?! Ata që flasin për këtë
janë idiotë dhe vrasës", vijoi Kushner.

Ky ishte edhe fundi i thashethemeve serbe mbi trafikun e organeve në Burrel, ku thuhet se është përfshirë edhe Ish-shefi i UNMIK-ut dhe Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Francës, Bernard Kouchner.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›