Kriza e Greqise, Qeveria prezanton sot masat e reja
ATHINE- Qeveria greke do të bëjë publike gjatë ditës se sotme masat e reja për të përballuar krizën e shkaktuar nga defiçiti buxhetor.
Paketa e re parasheh uljen e pagave për sektorin publik, ngrirjen e pensioneve dhe rritjen e taksave të caktuara.
Kryeministri Papandreu ka tërhequr vërejtjen se Greqia mund të përballet me pasoja “katastrofike”.
Kryeministri grek paralajmëroi serish dje para partise se tij ne Athine, se vendi i tij duhet të marrë masa të rrepta për të ulur borxhin, ose sipas fjalëve të tij, të rrezikojë diçka edhe më të rëndë se një katastrofë.
Zoti Papandreu tha se masat e reja janë të nevojshme që Greqia të mund të marrë hua para me një përqindje të ngjashme interesi si edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Greqisë i duhet të marrë hua për të paguar borxhin e vet në rritje, por kriza financiare e vendit i ka shqetësuar huadhënësit që po e bëjnë më të kushtueshme marrjen e huase nga Greqia.
(s.g/europaelire/voa/Balkanweb)