E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Nuk do të marr pjesë në procesin gjyqësor

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, sërish ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në procesin gjyqësor të ngritur kundër tij,me arsyen se ky proces sipas tij është politik.Këto komente ai i bëri në ditën kur Gjykata e Qarkut të Prishtinës ka planifikuar që të mbajë një seancë në ngarkim të tij.

"Unë nuk dua të shkoj në këto seanca sepse nuk dua t’ju ndihmoj këtij procesi kundër meje. Aty nuk mund të ketë gjykim të drejtë sepse EULEX-i është i pa drejtë. Në Kosovë nuk mund të ketë edhe gjyqësi të pavarur dhe EULEX", deklaroi Albin Kurti, lider i Lëvizjes”Vetëvendosje”.

Ndërsa,aktivisti i kësaj lëvizje,Glauk Konjufca,procesin gjyqësor të liderit të Kurtit,e ka quajtur si një tendencë të EULEX-it për ta persekutuar atë, në kohën kur shefi i këtij misioni Yves De Kermabon po qëndron në Beograd dhe po diskuton me krerët serbë për veriun e Kosovës.

"Ka një fushatë të koordinuar ndërkombëtare për të filluar negociatat dhe për ta shtyrë Kosovën në negociata dhe më aktivi në këtë drejtim është vetë shefi i Eulex-it Yves de Kermabon, të cilin e kemi në Beograd dhe që e di shumë mirë se në momentin kur të ndodhin këto negociata ashtu siç Vetëvendosja gjithmonë e ka organizuar popullin e Kosovës kundër negociatave të padrejta me Serbinë, dhe këtu ekziston interesi i Eulex-it për ta persekutuar lëvizjen Vetëvendosje siç po e bënë tani", tha Glauk Konjufca, aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ndërkohë që,seanca gjyqësore e parashikuar për tu zhvilluar më 2 shkurt, është shtyrë për në 13 prill në mungesë të të akuzuarit Albin Kurti,avokatit mbrojtës dhe një anëtari të trupit gjykues.

Shkëlzen Osmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›