E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mori peng autobusin, mbetet ne qeli 32-vjecari

Gjykata e Fierit i ka hapur rrugen dje ekzaminimeve mjeko-ligjore, per gjendjen mendore te te dyshuarit per pengmarrjen e autobusit te linjes Tirane-Sarande me 6 pasagjere, ne aksin Ballsh-Tepelene. Eduart Rexhepi ka dale dje para togave te zeza, ku nuk ka kundershtuar aktin e kryer dhe pranuar veprimin si “nje mision ne emer te Zotit”. Por sipas prokurorise, krimi ka qene i rrezikshem dhe vete 32-vjecari perben rrezikshmeri shoqerore me sjelljen e tij. Trupi gjykues ka dhene masen “arrest me burg” deri ne perfundim te hetimeve, kurse ekzaminimi do te vendose per fatin e metejshem te te dyshuarit. Familjaret u shprehen se Rexhepi vuan nga cekuilibrime mendore prej disa vitesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›