E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia edhe SHBA’ja pranë marrëveshjes START

Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Rusia "kanë bërë përparime " në saj të arritjes së një marrëveshjeje për pakësimin e armëve bërthamore, thotë zëvendës sekretari i shtetit amerikan William Burns.

Burns u shpreh gjatë takimeve të sotme të sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton me pushtetarë rusë në Moskë.

"Jemi pranë një marrëveshjeje" tha Burns por nuk mund të parashikonte se kur do të nënshkruhej kjo marrëveshje.

Dy vendet po mundohen të zëvendësojnë traktatin e strategjisë për pakësimin e armëve bërthamore, start, të vitit 1991 i cili skadoi në dhjetor.

Amerika thotë se ka më shumë se 2,000 armë bërthamore, ndërsa Rusia besohet të ketë 3,000 të tilla.

Përveç kontrollit të armëve ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Amerikës pritet të bisedojnë edhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe Iran.

Javën që shkoi Presidenti Medvedev dhe homologu i tij amerikan Barack Obama patën një bisedë telefonike për këtë çështje.

Të dy liderët shprehen se kishin arritur një konsensus në vija të përgjithshme.

Ata thanë se "është krijuar mundësia për të vendosur një datë për të paraqitur një projekt marrëveshje që do të nënshkruhet nga kryetarët e shteteve", thotë një deklaratë e Kremlinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›