E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uraniumi i Iranit, Turqia ndërmjetëse për shkëmbimin

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan u shpreh sot në Doha se Turqia është e gatshme të shërbejë si qendër për shkëmbimin e uraniumit Iranian.
"Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, IAEA, u shpreh se Turqia mund të shërbejë si qendër për shkëmbimin e uraniumit, por nuk ka pasur marrëveshje deri tani", deklaroi Erdogan gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e Katarit, sheikun Hamad Ben Jassem Al-Thani.
"Nëse Turqia zgjidhet, ajo do të bëjë gjithçka që është e mundur", vijoi Erdogan duke vënë në dukje përpjekjet që vendi i tij po bën për të zgjidhur krizën në cështjen bërthamore iraniane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›