Kushtet e Rames Paloka Filozofi e pengmarrjes

Paketa me 10 kërkesa e Edi Ramës, do të merret në shqyrtim nga maxhoranca, por deputet të saj e shohin atë si vijim të filozofisë së pengmarrjes nga ana e opozitës. Deputeti Edi Paloka deklaron se kreu i partisë socialiste nuk është në pozicionin që të vendosë kushte dhe për më tepër nuk mund të marr pushtet në tavolinë. Ai thotë se kreu socialist njësoj si me liberalizimin e vizave, dëshmoi sërish së është kundër intresave të shqiptareve sepse kushtëzoi votën e deputetëve të majtë për ligjet më shumicë të cilësuar; që janë pjesë e rekomandimeve të komisionit evropian.
"Unë flas në emrin tim personal në këtë rast, po mendoj që kjo është logjika e thjeshtë e gjërave, dhe sigurisht kërkesa do shqyrtohet po duket thjesht një farsë. Kushti, që ai e quan kusht, i pengmarrjes në këtë rast është integrimi i Shqipërisë. Pra, zoti Rama thotë në këmbim të integrimit të shqiptarëve unë dua pushtet. Kërkon atë që ka kërkuar gjithmonë, pushtet në tavolinë", tha Edi Paloka, deputet i PD.
Nuk mund të bëhen pazare me integrimin thotë deputeti Paloka, ndërsa vlerëson së gjithë kjo levizjë e Edi Ramës bëhet vetëm për cështjen e zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. "Mos harrojmë që ka qenë zoti Rama lidhur me presidentin, ka qenë ai që e ka kërkuar votimin me 71 vota, se në atë kohë i dukej se do fitonte zgjedhjet dhe do të ishte ai që do të zgjidhte dhe presidentin. Tani që ka humbur kërkon të ndryshojë kushtet e lojës", vijoi Paloka.
Edi Rama doli me një paketë me dhjetë kushte, një ditë pasi në parlament, dështoi votimi i disa ligjeve, që kërkonin votën e opozitës. Kjo e fundit nuk pranoi të votonte dhe përmes Gramoz Rucit, formuloi disa kërkesa, të cilat kryetari socialist I bëri më të qarta të premten. Pritet që një qendrim përfundimtar ndaj paketës “Rama” të japë kreu i maxhorancës pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara.
Taulanta Boja