E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te shtyhet censusi PDIU Greket te mos e keqperdorin

PDIU mund të kërkojë shtyrjen e censusit të popullsisë,pas zbardhjes së vendimit të kushtetueses. Në një mbledhje me drejtuesit vendore të kësaj parte Shpëtim Idrizi u shpreh sërisht kundër regjistrimit me termin “kombësi”, por garantoi se sanksionet e propozuara nga subjekti i tij në ligj do të mbrojnë nga rritja artificiale e numrit të minoritarëve në vend.

"Ne do presim vendimin dhe në varësi të tij ne do të kërkojmë amendimin e ligjit për gjendjen civile. Ne na shqetëson manipulimi i shtetasve shqiptarë nëpërmjet presioneve, tensioneve, në mënyrë që të krijojmë artificalisht minoritetet. Në varësi të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese ne edhe mund të propozojmë krahas amendamenteve konkrete dhe shtyrjen e procesit të regjistrimit", tha Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së.

Camët kërkojnë dhe largimin e konsullit grek në Korcë Toedoris Ikonomu. Po ashtu, ata nuk fshehin frikën që bashkëme censusin të nisë dhe beteja për vorioepirin.

"Ne nuk mund të pranojmë kursesi që regjistrimi të jetë qëllimi i betejës për vorioepirin sic u shpreh konsulli me xhup garipi i Greqisë. Ne kërkojmë në mënyrë të përsëritur MPJ ta shpallë non grata këtë njeri. Dhe nëse është e vërtetë që i është zgjatur mandati i qëndrimit në Shqipëri ne do të intensifikojmë betejën tonë institucionale por edhe me protesta të fuqishme derisa ky njeri të largohet nga vendi jonë", vijoi Idrizi.

Amendimet e PDIU-së në ligjin e censusit që kanë të bejnë me penalitetet për ata që deklarojnë të dhëna personale të rreme, vazhdojnë të kundërshtohen nga PBDNJ. Partia që përfaqëson minoritetin grek i quan ato shkelje të të drejtave të njeriut.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›