Ushqimet e skaduara, bllokohen 2.5 kv mallra
Autori i Lajmit: red.
Inspektorët kanë bllokuar 2.5 kv mallra ushqimore të skaduara, gjatë një kontrolli të ushtruar ditën e djeshme në Elbasan. Sasia e mallrave, të cilave u kishte skaduar afati i përdorimit, është asgjësuar menjëherë. Sipas Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit deri tani inspektorët kanë kryer 195 kontrolle. “Vetëm në muajin prill e në vazhdim të muajit maj, në laboratorët e kësaj drejtorie janë kryer 112 analiza mostrash të ndryshme mallrash ushqimore, para se ato të futeshin në tregjet e Elbasanit e më gjerë”,- tha drejtori i DRBMK-së, Shkëlqim Elezi. Kontrollet do të vijojnë me qëllim që komuniteti të konsumojë mallra të kontrolluara dhe me cilësi. Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Elbasan, në prag të stinës së verës, ka ngritur grupe pune për të vëzhguar të gjitha stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore, kushtet që prodhohen etj. “Në të gjitha subjektet prodhuese po ushtrohen kontrolle të rrepta me synime të caktuara, siç janë afati i skadencave të prodhimit, pajisja me leje teknologjike, ambalazhimi etj. E rëndësishme është se ky kontroll po kryhet i detajuar e në mënyrë të imtë”, - tha Shkëlqim Elezi, drejtori i DRBUMK-së në Elbasan. Sipas tij, grupet e punës janë fokusuar te punishtet e prodhimeve me origjinë shtazore, të cilat përbëjnë rrezik për konsumatorin, sidomos në stinën e verës.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008